Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

NAREA: Rivlerësimi të nisë në tetor, të jetë 1-vjeçar, me tatim 3% dhe të mos kufizohet në banesa

17:49 - Gusht 7, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqata Kombëtare e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri (NAREA) kërkon uljen e tatimit të pasurive të paluajtshme, si dhe një proces të zgjeruar dhe gjithëpërfshirës për rivlerësimin e pasurive.

Sipas NAREA-s, tatimi për banesat dhe strehimin nuk duhet të jetë më shumë se 3%, me apo pa fushata rivlerësimi. Ajo kërkon një ulje të qëndrueshme dhe jo të përkohshme të tatimit mbi fitimin nga shitja e pasurisë së paluajtshme, për të nxitur likuiditetin në treg dhe për të shmangur informalitetin.

Nisur nga joefektiviteti i rivlerësimit 9-mujor, shoqata propozon që periudha e rivlerësimit të jetë të paktën 12- mujore, duke filluar nga 1 Tetor 2025 deri më 30 Shtator 2026. Një periudhë e tillë, sipas shoqatës, do të shmangë konfuzionin dhe efektet negative të lajmërimeve të parakohshme, si dhe do të sigurojë kohë të mjaftueshme për furnizimin e kadastrës fiskale me të dhëna të sakta dhe të përditësuara.

Gjithashtu, NAREA kërkon që procesi i rivlerësimit të mos kufizohet vetëm në banesa, por të përfshijë tokat bujqësore dhe urbane, njësitë tregtare dhe industriale, pronat në legalizim, si dhe kontratat e porosisë të regjistruara në ASHK.

Sipas të dhënave të vetë NAREA-s, aktualisht janë të paktën 850 mijë banesa që presin të futen në rivlerësim, ndërsa numri total i pasurive të të gjitha llojeve që mund të përfitonin nga një rivlerësim potencial me bazë të gjerë arrin mbi 3.5 milionë.

Pak ditë më parë, Ministria e Financave nxori në konsultim publik dy akte të rëndësishme në lidhje jo vetëm me rivlerësimin e pronave me tatim të reduktuar 5% nga 15% që është zakonisht, por edhe hartën e re me çmimet e referencës për të gjithë Shqipërinë, e cila do të ketë shumë rëndësi pasi do të merret për bazë për reformën e taksës së pronës, për të cilën qeveria ka paralajmëruar se do të nisë zbatimin në vitin 2026.

NAREA i tha ekofin.al se propozon që çmimet e referencës të përcaktohen bazuar në një mesatare të ponderuar, bazuar në transaksionet reale të regjistruara në Kadastër sipas zonave, dhe jo përmes ndarjes së prerë me vija kufizuese artificiale.

Një shembull i kësaj qasjeje problematike, sipas tij, është rasti i Tiranës, ku ndërtesa në njërin krah të rrugës ka çmim reference më të lartë sesa ajo në krahun tjetër, duke krijuar pabarazi dhe pasiguri të panevojshme në treg./ekofin.al

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
banesat NAREA rivlerësimi tatimi tokat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter