Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy Z Fold7, pajisjen më të re që sjell bashkë më të mirën e dizajnit Galaxy, funksionalitetit të avancuar të kamerës dhe risive më të fundit në inteligjencën artificiale, në modelin më të hollë dhe më të lehtë të serisë Galaxy Z Fold deri më sot. Galaxy Z Fold7 ofron përformancën premium dhe përvojën e një ultra smartfoni, duke çliruar nivele të reja efikasiteti dhe produktiviteti me ekranin e tij të madh dhe gjithëpërfshirës kur hapet. I ndërtuar mbi sistemin e ri One UI 8, pajisja integrohet në mënyrë të natyrshme me agjentë inteligjentë, të përshtatur posaçërisht për formatin fleksibël.
“Galaxy Z Fold7 kombinon inteligjencën Galaxy AI me një harduer të fuqishëm, duke ofruar përvojën tonë më të avancuar të smartfonit deri tani,” tha TM Roh, President dhe Drejtues i Përkohshëm i Divizionit Device eXperience (DX) në Samsung Electronics. “Kjo fazë e re e pajisjeve të palosshme bashkon dizajnin dhe teknologjinë, me inteligjencën artificiale të ndërtuar posaçërisht për formatin fleksibël. U ofron përdoruesve përvojën ultra që kërkojnë, fuqi, përfshirje të plotë, inteligjencë dhe lëvizshmëri, të gjitha në një pajisje të vetme.”
Ultra elegante, Ultra e fuqishme
Galaxy Z Fold më i hollë dhe më i lehtë
Galaxy Z Fold7 është krijuar për ata që kërkojnë komoditetin dhe ndjesinë intuitive të një smartfoni tradicional, të kombinuar me fuqinë dhe fleksibilitetin e shtuar të një ekrani më të madh kur hapet, të gjitha në një pajisje të vetme. Me dizajnin e tij ultra të hollë dhe të lehtë, si dhe ekranin kryesor më të gjerë, Galaxy Z Fold7 ofron një përvojë të pandërprerë kudo që shkoni, e cila e bën shkrimin dhe shfletimin jashtëzakonisht të lehtë kur ekrani është i palosur.
Ekrani më i gjerë ndonjëherë në një smartphone Galaxy
Kur hapet, Galaxy Z Fold7 shkon përtej një smartfoni, ai shndërrohet në një pajisje krejtësisht të re, duke zbuluar një ekran të gjerë që zgjeron hapësirën e punës për redaktim, multitasking dhe përmbajtje gjithëpërfshirëse – duke përfituar më shumë nga Galaxy AI. Ekrani kryesor i Galaxy Z Fold7 është 11% më i madh se gjenerata e mëparshme, duke ofruar më shumë hapësirë për redaktimin e përmbajtjes dhe përdorimin e disa aplikacioneve njëkohësisht.

Pamje elegante, ndërtim i fortë
I hollë dhe i lehtë, Galaxy Z Fold7 është krijuar për të qenë gjithmonë në lëvizje me përdoruesin. I qëndrueshëm për përdorim të përditshëm, nga palosjet e përsëritura deri te vendosja në çantë, ai është ndërtuar për të zgjatur më shumë, falë një strukture të re të menteshës dhe ekranit të palosshëm.
Procesori më i fuqishëm ndonjëherë në një Galaxy
Galaxy Z Fold7 vjen me një procesor të klasit më të lartë, të personalizuar posaçërisht për performancë unike. Nga përkthimi në kohë reale te redaktimet me AI, çdo funksion ekzekutohet me shpejtësi dhe rrjedhshmëri mbresëlënëse.
Kamera Ultra 200MP
Detaje Ultra të pasura, foto Ultra të qarta
Galaxy Z Fold7 sjell tashmë përvojën profesionale të kamerave Galaxy edhe në formatin e palosshëm, duke kombinuar harduer të avancuar me përpunim inteligjent për rezultate të jashtëzakonshme në çdo moment. Kamera me rezolucion të lartë kap detaje mbresëlënëse, ngjyra të gjalla dhe teksturë të pasur, duke e rikthyer përdoruesin në çdo kujtim. Përpunimi i imazheve i përmirësuar nga AI optimizon automatikisht ndriçimin, detajet dhe realizmin, duke siguruar që fotot dhe videot të jenë të qarta dhe të gjalla edhe në ambiente me dritë të ulët, si darkat e veçanta apo ndalesat e vona në kafe.
Redaktim krijues në ekran të madh
Galaxy Z Fold7 sjell një studio krijuese profesionale në xhepin e përdoruesit, me mjete të fuqizuara nga AI dhe të optimizuara për ekranin e tij të madh. Përdoruesit mund të kapin foto dhe video mbresëlënëse dhe t’i redaktojnë me lehtësi. Nga pastrimi i sfondit në fotot e produkteve, deri te heqja e zhurmës së ambientit nga regjistrimet në kafene, përmirësimet me cilësi profesionale realizohen në pak hapa të thjeshtë. Funksionet intuitive dhe inteligjente të Galaxy Z Fold7 e bëjnë transformimin e përmbajtjes në nivel profesional të lehtë dhe të shpejtë, pa pasur nevojë për mjete shtesë.
Përvojë Ultra me AI
Epoka e re e Galaxy AI në ekran të madh
Galaxy Z Fold7 shfrytëzon fuqinë e ekranit të palosshëm për të rritur ndjeshëm efikasitetin dhe komoditetin e inteligjencës artificiale, duke ofruar përvoja që janë instinktive, të përshtatshme dhe jashtëzakonisht efikase. Me One UI 8 të ri, i cili është i vetëdijshëm për kontekstin dhe reagon natyrshëm, përvoja me Galaxy AI është optimizuar për formatin fleksibël dhe ekranin e gjerë të Galaxy Z Fold7, duke sjellë një mënyrë më intuitive dhe gjithëpërfshirëse për të ndërvepruar me teknologjinë. Më pak kalime midis aplikacioneve dhe ekraneve, dhe më shumë krijimtari dhe produktivitet pa ndërprerje, të gjitha në një hapësirë të vetme dhe të pandërprerë.
Siguri e avancuar për epokën e re mobil
Ndërsa përvojat mobile bëhen gjithnjë e më inteligjente dhe të ndërlidhura, Samsung po forcon themelet që i mbrojnë ato,duke prezantuar masa të reja sigurie për AI-në në pajisje, zgjeruar zbulimin e kërcënimeve ndërmjet pajisjeve dhe përmirësuar sigurinë e rrjetit me enkriptim rezistent ndaj teknologjisë kuantike. One UI 8 sjell privatësi të avancuar për përvojat e personalizuara me AI, përmes teknologjisë së re Knox Enhanced Encrypted Protection (KEEP). KEEP krijon mjedise të veçanta të ruajtura dhe të enkriptuara për çdo aplikacion, brenda zonës së sigurt të pajisjes, duke siguruar që çdo aplikacion të ketë akses vetëm në të dhënat e veta konfidenciale dhe asgjë më tepër. Me One UI 8, Samsung e zgjeron më tej platformën Knox Matrix, duke ofruar mbrojtje më proaktive dhe më miqësore për përdoruesin në të gjithë ekosistemin Galaxy. Gjithashtu, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për siguri të qëndrueshme ndaj teknologjisë kuantike, Samsung po integron kriptografinë post-kuantike në funksionalitetin Secure Wi-Fi. Ky përmirësim siguron procesin e shkëmbimit të çelësave në zemër të lidhjeve të enkriptuara, duke garantuar mbrojtje të fortë të privatësisë edhe kur lidheni në rrjete publike.
Shërbimi Fast Track Support
Samsung ka lançuar gjithashtu në Europë shërbimin Fast Track Support për përdoruesit e serisë Galaxy Z. Kjo përvojë premium ofrohet falas për të gjithë poseduesit e pajisjeve Galaxy Z dhe përfshin asistencë të dedikuar nga ekspertë të trajnuar të Samsung, në dyqan, përmes bisedës online ose në telefon.
Disponueshmëria dhe ofertat
Galaxy Z Fold7 do të jetë i disponueshëm për porosi paraprakeduke filluar nga data 9 korrik, ndërsa shitja zyrtare fillon më 25 korrik. Galaxy Z Fold7 vjen në opsione ngjyrash Blue Shadow, Silver Shadow dhe Jet Black.
Për më shumë informacion rreth Galaxy Z Fold7, Galaxy Z Flip7 dhe Galaxy Z Flip7 FE, ju lutemi vizitoni www.samsung.com/al.


