Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Projekti me kulla i studios belge për stadiumin “Niko Dovana”, hapet thirrja për subjektet private (Fotot)

10:13 - Korrik 10, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Transformimi, zhvillimi, apo siç quhet “rijetëzimi” i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, do të realizohet bazuar në projektin e studios belge “51N4E + Plan Comun”, që u shpall fituese në një konkurs të zhvilluar në vitin 2023. Në atë rast, Qeveria ngarkoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e idesë arkitekturore të studios për të transformuar stadiumin, por me shumë mundësi për mungesë fondesh projekti nuk mundi të zbatohej.

Ekofin.al sjell gjithashtu maketet e projektit të studios belge, që tashmë do të duhet të implementohen nga ato subjekte private që do të shpallen fituese për zhvillimin e pronës.

Tashmë, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për t’ia trasnferuar pronat publike Korporatës së Investimeve Shqiptare, kjo e fundi hapi thirrjen për rijetëzimin e stadiumit “Niko Dovana” Durrës, ndërtimin e Qendrës Sportive/Komunitare, si dhe rikualifikimin e zonës përreth.

Projekti i investimit synon të transformojë pronat shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetëruar. Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik që ka interes të zhvillojë pronat e tij dhe të përfitojë prona të përmirësuara dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe kapacitetet ekzekutive dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit.

Korporata ka hapur thirrjen publike me synimin të përzgjedhë partnerin privat, në cilësinë e Sipërmarrësit për zhvillimin e pronës për sipërmarrje, duke realizuar projekt-idenë arkitekturore të bashkimit të subjekteve “51N4E + Plan Comun”, thuhet më tej në njoftim, i cili sqaron më tej edhe procedurën që do të ndiqet për vlerësimin dhe shpalljen e fituesit. Thirrja për oferta do të jetë e hapur deri në 15 shtator.  

“Pronat e dedikuara për këtë projekt arrijnë një sipërfaqe totale prej mbi 76 mijë m2, ku përfshihen terrene sportive me sipërfaqe 34,879.27 m2, sheshe 23,700.98 m2, truall 8,128.26 m2, rrugë 4,330.03 m2 dhe trotuare 5,123.21 m2” thuhet në dokumentet e njoftimit nga Korporata.

Në projektin e studios belge, arkitektët kanë përcaktuar dhe planin e zhvillimit që përbëhet nga 5 zona.

1. Zona e parë e zhvillimit do të jetë objekti i stadiumit me një sipërfaqe prej 27,037.2 m2. Këtu përfshihet rindërtimi dhe transformimi i stadiumit “Niko Dovana”, Durrës në një arenë moderne me kapacitet të përmirësuar, përveç ndërtimit të tribunave të reja dhe ambienteve të dedikuara për sportistët, mediat dhe publikun, projekti parashikon krijimin e një infrastrukture mbështetëse që përmirëson përvojën e përdoruesve (zhvillim publik).

2. Zona e dytë do të jetë një zonë multifunksionale në të cilën do të ketë një qendër konferencash, zyra, një bibliotekë, një qendër kulturore dhe sportive dhe ambiente të tjera multifunksionale me një sipërfaqe prej 32,715 m2 (zhvillim publik dhe multifunksional).

3. Zona e tretë e zhvilluar do të jetë një zonë multifunksionale e fokusuar në ambiente zyrash dhe prodhimi, hapësira tregtare dhe argëtimi 28,598 m2 (zhvillim multifunksional)

4. Zona e katërt e zhvilluar do të fokusohet në banim dhe ambiente tregtare 18,597m2 (zhvillim multifunksional)

5. Zona e pestë ndërtesa e fundit është hoteli i farit, një godinë “llambe” e vendosur në sheshin e ri dhe aksesi kryesor është nga Jugu 11,562 m2 (zhvillim hospitality). /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
belgët durrës niko dovana PROJEKT rijetëzim stadiumi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter