Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026

Jet Bank officially launches operations in Albania as the first 100% digital bank

13:52 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Monedha europiane ka nisur javën me një tjetër pikë të ulët historike në tregun vendas valutor, duke zbritur në 94.30 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro humbi edhe 0.18 lekë në krahasim me fundjavën, duke vijuar trendin e zhvlerësimit që ka karakterizuar muajt e fundit.

Rënia e euros po thellohet në prag të sezonit turistik, periudhë gjatë së cilës tregu vendas përballet me flukse të larta valutore nga turistët e huaj, emigrantët dhe prurjet e biznesit të lidhura me turizmin. Historikisht, muajt korrik dhe gusht kanë qenë periudhat kur euro ka shënuar nivelet më të ulëta kundrejt lekut, për shkak të rritjes së ofertës së valutës në treg.

Aktualisht, euro po lëviz më shumë se 10 lekë nën nivelet e regjistruara vetëm dy vite më parë, duke reflektuar një kombinim faktorësh që lidhen me rritjen e turizmit, hyrjet e investimeve të huaja, remitancat e emigrantëve dhe forcimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë shqiptare.

Operatorët e tregut presin që presioni mbi monedhën europiane të vijojë edhe gjatë javëve të ardhshme. Fluksi i turistëve ka nisur të intensifikohet, ndërsa kulmi i sezonit veror ende nuk ka mbërritur. Kjo pritet të sjellë më shumë euro në qarkullim dhe, rrjedhimisht, të ushtrojë presion shtesë për zhvlerësimin e saj kundrejt lekut.

Edhe monedhat e tjera kryesore shënuan rënie në kursin zyrtar të së hënës. Dollari amerikan zbriti në 82.30 lekë, paundi britanik në 108.83 lekë, ndërsa franga zvicerane ra në 101.92 lekë.

Forcimi i lekut vazhdon të jetë një lajm pozitiv për familjet dhe bizneset që kanë detyrime në valutë apo importojnë mallra nga jashtë, pasi ul kostot e tyre. Në të kundërt, eksportuesit, sektori fason dhe familjet që marrin të ardhura nga emigrantët në euro vijojnë të përballen me efektet negative të kursit të këmbimit, pasi të njëjtat të ardhura në valutë konvertohen në më pak lekë./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
euro evropiane historik minimum monedha
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

gazetar_113:12 - Qershor 22, 20260

Monedha europiane ka nisur javën me një tjetër pikë të ulët historike në tregun vendas…

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

06:05 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:12 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

10:49 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

08:50 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026

Jet Bank officially launches operations in Albania as the first 100% digital bank

13:52 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter