Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës, tender për riparimin e segmentit Vorë – Ura e Dajlanit

14:20 - Korrik 9, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kontratën për riparimin e segmentit rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, që lidh zonën e veriut me jugun e vendit dhe Portin e Durrësit me kryeqytetin.

Ky segment me gjatësi rreth 20 km, i ndërtuar në vitin 2001, shërben si një arterie kyçe në korridorin ekzistues veri–jug dhe është një nga rrugët më të ngarkuara në vend, ku trafiku i mjeteve të rënda zë një pjesë të konsiderueshme.

Gjatë viteve, shtresat asfaltike të kësaj rruge janë dëmtuar nga përdorimi i vazhdueshëm dhe faktorë të ndryshëm, duke shkaktuar dëmtime serioze si rrjetëzime, gropa dhe dëmtime deri në nënshtresa në disa zona.

Ndërhyrjet e herëpashershme për riparimin e këtij segmenti kanë qenë të pamjaftueshme për të garantuar cilësinë e rrugës. Kontrata për riparimin e plotë të këtij aksesi rrugor, me dy karrexhata dhe trafikndarës tip “New Jersey”, është vlerësuar në shumën prej 77,1 milionë lekë, me një afat realizimi prej dy muajsh nga data e fillimit të punimeve.

Për shkak të rëndësisë së kësaj rruge dhe ngarkesës së trafikut, planifikimi i menaxhimit të trafikut gjatë punimeve do të jetë fleksibël dhe do të përshtatet në varësi të avancimit të punimeve.

Rrugët alternative për devijimin e trafikut do të ndryshojnë vazhdimisht deri në përfundimin e tyre.

Ky plan do të hartohet nga kontraktori në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe do të miratohet nga ARRSH në koordinim me Drejtorinë Vendore të Policisë.

Ky projekt synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e këtij segmenti rrugor, duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Ekofin Media
Ekofin Media
arrsh segmenti tender Vorë-Ura e Dajlanit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

gazetar_212:10 - Korrik 21, 20260

Shqipëria renditet e gjashta në botë për numrin e mbërritjeve turistike ndërkombëtare në raport me…

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:02 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

11:52 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter