Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fluturime direkte me Nantën dhe Bordonë, TIA dhe Transavia zgjerojnë lidhjet me Francën

15:37 - Korrik 10, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e dy linjave të reja direkte të operuara nga Transavia: Nantes–Tiranë dhe Bordeaux–Tiranë. Këto linja sezonale forcojnë më tej partneritetin mes TIA-s dhe Transavia-s dhe hapin mundësi të reja për turizmin, si në drejtim të Shqipërisë, ashtu edhe sa i përket tregut francez.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me mbërritjen e fluturimit të parë nga Nantes, i cili përfaqësoi simbolikisht nisjen e të dy destinacioneve. Ceremonia vijoi me prerjen simbolike të shiritit të inaugurimit, në prani të përfaqësuesve të TIA-s dhe Transavia-s.

Fluturimet drejt të dy destinacioneve do të jenë dy herë në javë, çdo të enjte dhe të diel, duke ofruar lidhje të drejtpërdrejta dhe të përshtatshme drejt dy qyteteve të rëndësishme dhe kulturore të Francës perëndimore. Këto destinacione zgjerojnë më tej fluturimet direkte të ofruara nga Transavia, që prej disa muajsh lidh Tiranën me Parisin, përmes aeroportit të Paris Orly.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Nisja e fluturimeve drejt Nantes dhe Bordeaux nga Transavia është një zgjerim i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë dhe një tregues i qartë i interesit në rritje të tregut francez për Shqipërinë. Këto linja nuk i shërbejnë vetëm turizmit, por edhe shkëmbimeve ekonomike, kulturore dhe komunitetit shqiptar që jeton në Francë. TIA do të vazhdojë të mbështesë partnerët tanë ajrorë në zhvillimin e tregjeve të reja, ndërkohë që fokusohet në përmirësimin e përvojës së pasagjerëve.”

Zgjerimi i pranisë së Transavia-s në Tiranë përputhet me strategjinë më të gjerë të TIA-s për të rritur aksesin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe për të forcuar lidhjet rajonale. Në vitet e fundit, TIA është shndërruar në një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë. Sipas ACI Europe, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mban aktualisht rekordin për rritjen më të madhe të lidhjeve ajrore në rajon mes vendeve jo-anëtare të BE-së. Nëpërmjet partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe investimeve të vazhdueshme të ndërmarra vitet e fundit nga Grupi Kastrati, TIA vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve dhe të përmirësojë përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët.

Ekofin Media
Ekofin Media
aeroporti bordeaux kastrati group nantes TIA transavia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

gazetar_210:08 - Korrik 22, 20260

Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një…

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter