Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Gjermania planifikon rritjen e kontributeve për sigurimet shoqërore nga 42% në 50%

13:11 - Korrik 13, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rreth 42 përqind e të ardhurave në Gjermani derdhen që sot në fondet e sigurimeve shoqërore. Barra tatimore ka të ngjarë të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme, paralajmërojnë ekspertët e bëjnë thirrje për reforma.

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten për kontribute të sigurimeve shoqërore që arrijnë deri në 50 përqind të të ardhurave të tyre bruto. “Zhvillimi aktual është marramendës. Pyetja nuk është nëse normat e kontributeve do të arrijnë 50 përqind në një moment, por kur”, tha Werding për Rheinische Post.

Për shkak të popullsisë në plakje, tendenca drejt rritjes së kontributeve do të vazhdojë e pandryshuar në Gjermani nëse nuk bëhen reforma edhe në vitet 2030, parashikon Werding. Profesori i politikës sociale dhe financave publike në Universitetin e Ruhr-it në Bochum pret që rritja e ardhshme e kontributeve të ndodhë që në vitin 2026.

Aktualisht, kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit dhe punëdhënësit së bashku arrijnë në rreth 42 përqind të të ardhurave bruto. Werding pret që ato të rriten në 43 përqind gjatë vitit. Ai theksoi se disa kompani sigurimi shëndetësor kanë kaluar ndërkohë mesataren prej 17 përqind dhe tashmë i kanë rritur përsëri kontributet e tyre shtesë këtë vit. “Aktualisht, mesatarja ka të ngjarë të jetë 17.5 përqind.”


Edhe një rritje tjetër e sigurimit për kujdesin afatgjatë shëndetësor pritet me ndërrimin e viteve. Fondi i pensioneve pritet të preket më vonë: në vitin 2027 ose më së voni në vitin 2028, kontributet, të cilat kanë mbetur konstante në 18.6 përqind për një kohë të gjatë, do të rriten në pothuajse 20 përqind. “Kjo do të thotë arritja e një barre tatimore prej 45 përqind së shpejti deri në fund të kësaj periudhe legjislative”, tha ekonomisti, i cili bëri thirrje për reforma të thella.

Për ekspertin masat që po diskutohen aktualisht, të tilla si rritja e kufirit të vlerësimit të kontributeve shoqërore dhe përfshirja e nëpunësve civilë në sigurimet shoqërore, nuk janë të mjaftueshme. “Në disa raste, kjo thjesht krijon boshllëqe financiare diku tjetër – për shembull, në buxhetet e landeve që punësojnë shumicën e nëpunësve civilë”, thekson Werding. Nevojiten debate për zhvillimet e shpenzimeve shoqërore, efektivitetin e tyre, si për shembull, pensioni për nënat, që ka disa specifika e ka shkaktuar debat në Gjermani. Eksperti Martin Werding është anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane që merret nga ana studimore me zhvillimin ekonomik të Gjermanisë./DW

Ekofin Media
Ekofin Media
Barra tatimore ekonomisti gjermani kontributet sigurimeve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter