Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër dy vjet pas fitores historike në zgjedhje

11:15 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

10:15 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rama: Operator kombëtar për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve

10:31 - Korrik 14, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës u ndal edhe tek disa problematika në bashkinë e Tiranës, ku theksoi domosdoshmërinë e krijimit të operatorit të shpërndarjes së ujit.

“Këto problematika lidhen me administrimin e një qyteti që rritet përditë ku ka një ngarkesë shumë të madhe të nevojave që shtohen përditë si pastrimi, hapësirat publike , furnizimi me ujë dhe shërbimet e tjera”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se “kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë me një formë të brendshëm organizative dhe me një reformë tërësore të shërbimeve”.

“Këto do të diskutohen më tutje nga pjesëtarët e grupeve të punës në vijim me strukturat e bashkisë, por dua të vë theksin tek çështjet e shërbimit me ujë ku përfundimisht jemi të sigurt që duhet të kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit njësoj si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se “na duhet një ndërmarrje kombëtare e ujit dhe një korporatë e re, e cila të adresojë problemin e investimeve,  të adresojë problemin e të gjitha marrëdhënieve me donatorë dhe me institucionet financiare në të gjithë Shqipërinë dhe të adresojë problemin e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e kusur vitesh është e kotë që të presim të sjellë rezultate të dëshiruar edhe pse ka përmirësime nga bashkimi i operatorëve në territore të ndryshme që janë të dukshme, por janë të pamjaftueshme dhe nuk mund të rrimë të presim”.

“Qoftë për ujin edhe për trajtimin e e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe do të duhet të krijojmë sinergji me ndërmarrje, në korporata ndërkombëtare të nivelit më të lartë në një fazë të caktuar. Kjo do të na ndihmojë për një mijë e një arsye të çojmë në një nivel tjetër qoftë shërbimin me furnizimin me ujë qoftë investimet dhe patjetër edhe transparencën në të gjitha këto procese ku ka shumë aktorë, fragmentarizim dhe shumë humbje të të gjitha natyrave”, tha Rama.

Më tej Rama tha se “kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që sot është shumë më ndryshe nga ajo që ishte, kur s’kishte fare trajtim mbetjesh, por që duhet të konsolidohet dhe të bëhet një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar”.

“Po ashtu jemi duke punuar intensivisht me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës për një sistem të ri të furnizimit të naftës është një domosdoshmëri dhe një mundësi për të kaluar edhe tek furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizmin e kontratave dhe furnizimin me naftë gjë që kemi shumë besim që do të sjellë një kontroll shumë efikas qoftë mbi çmimin dhe mbi gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”, tha Rama.

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama furnizimi me ujë kryeministri menaxhimi i mbetjeve Operator kombëtar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

Pse Kina po ndërton në Tiranë një kompleks rezidencial me siguri të lartë

10:14 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

gazetar_110:49 - Qershor 22, 20260

Procesi i faljes së detyrimeve tatimore të papaguara vijon të japë rezultate, ndërsa Administrata Tatimore…

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

06:05 - Qershor 22, 2026

Resorti luksoz brenda zonës së mbrojtur në Sardenjë përplas qeverinë me autoritetet lokale

05:59 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:49 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

08:50 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

06:05 - Qershor 22, 2026

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi, shifra më e lartë në rajon

Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër dy vjet pas fitores historike në zgjedhje

11:15 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

10:15 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter