Nga 27 qershori janë hapur aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
“Mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publik”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë bën me dije se ky program ofron:
✅ 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike
✅ Trajnim i dedikuar nga ASPA
✅ Kompensim financiar gjatë praktikës
✅ Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë
Po ashtu, praktika zhvillohen në një periudhë kohore 3-mujore, Shtator – Dhjetor 2025, ndërsa afati i aplikimet është deri më 10 Gusht 2025.
Aplikimet bëhen lehtësisht online me CV dhe letër motivimi në: praktika.riniafemijet.gov.al, ku mund të gjeni të gjitha institucionet dhe profilet përkatëse.
Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të…
Posted by Edi Rama on Wednesday, July 9, 2025
Sipas vendimit të Qeverisë, kuota maksimale e aplikimit të të rinjve për këtë vit është deri në 600. Sipas vendimit, pas realizimit të praktikës së punës, deri në 250 të rinj mund të përzgjidhen nga institucionet shtetërore për t’u punësuar për një periudhë 1-vjeçare në institucionet publike.
Sipas vendimit të qeverisë, kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët janë: a) Të jetë i ri nga mosha 21 deri në 29 vjeç; b) Të jetë diplomuar në një program studimi të ciklit të parë apo të ciklit të dytë, të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë; c) Të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme; ç) Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore apo institucione të tjera publike në të shkuarën, me përjashtim të punësimit si punonjës administrativ, në kuptim të shkronjës “d”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.
