Sipas të dhënave të bëra publike nga Instat, është shënuar një rënie në sasinë e qumështit të grumbulluar përgjatë vitit 2024. Gjatë vitit të kaluar sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar arriti rreth 95 mijë tonë, rënie prej 6,6%, krahasuar me vitin 2023.
Struktura e qumështit paraqitet;
Edhe pse përbën pjesën më të madhe me 75 mijë tonë, qumështi i lopës shënoi një rënie prej 6,5%.
Qumështi i deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7%, ndërsa qumështi i dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.
Prodhimi i qumështit për konsum
Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor. Pjesa më e madhe shkon për përpunim të mëtejshëm.
Struktura e qumështit për konsum ishte:
• 88,2% qumësht i plotë i përpunuar
• 7,3% qumësht gjysmë i skremuar
• 4,0% qumësht i papërpunuar
• 0,5% qumësht i skremuar
Nënproduktet e qumështit:
• Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë.
• Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.
Sipas fortësisë:
o 46,8% djathë i butë
o 28,0% djathë gjysmë i fortë
o 15,2% prodhime të freskëta
o 10,0% djathë i fortë
Prodhimi i gjalpit arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë./ekofin.al

