Author: gazetar_1
Treguesi i besimit në ekonomi i është rikthyer rënies në muajin qershor. Sipas të dhënave të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 2.2%. Kjo rënie erdhi kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë dhe ai i besimit të konsumatorit mbetën pothuajse të pandryshuar. Rritje të lehtë regjistroi treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit. Treguesi i besimit të industrisë ra me 2.3 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për prodhimin industrial si dhe pritje në rënie për…
Prej ditës së sotme, Massimiliano Paolucci është Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, një pozicion që bashkon drejtimin për të gjitha institucionet e Grupit, me qëllim mbështetjen më të mirë të prioriteteve të sektorit publik dhe atij privat në Shqipëri. Z. Paolucci do të udhëheqë programet e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Agjencisë Shumëpalëshe për Garanci Investimesh (MIGA) në Shqipëri, duke shërbyer si një pikë e vetme kontakti për të gjitha produktet dhe shërbimet e Grupit të Bankës Botërore. Kjo do të forcojë aftësinë e institucioneve për të adresuar sfidat globale dhe për të nxitur…
Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë ndaj Kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i cili është në hetim për shpërdorim detyre. Sipas vendimit të GJKKO, Myzyri është pezulluar gjithashtu nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Njoftimi i plotë “Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, Jonaid Myzyri, i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i…
Një variant i ri i COVID-19, i njohur si NB.1.8.1, por i quajtur jozyrtarisht “Nimbus”, është duke u monitoruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi është lidhur me një rritje të infeksioneve në disa pjesë të globit. Ky variant është identifikuar për herë të parë në fund të muajit janar dhe është një nënvariant i Omicron, i cili ka vazhduar të shfaqë mutacione të ndryshme që nga fillimi i pandemisë. Gjatë muajve të pranverës, Nimbus është bërë gjithnjë e më i përhapur në Evropë, Amerikën e Veriut dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor. Sipas OBSH-së, ky variant përmban mutacione në…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një sërë takimesh konsultuese në lidhje me projektligjin “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, me përfaqësues nga sektori financiar, fintech dhe mikrofinanciar, me ofrues të shërbimeve të besuara, si dhe me institucione publike. Në njoftimin e AKSK, thuhet se projektligji i ri synon të modernizojë kuadrin ekzistues ligjor për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, duke e përafruar plotësisht me rregulloren eIDAS të Bashkimit Evropian. “Ai parashikon krijimin e një kuadri të plotë rregullator për identifikimin elektronik, futjen e portofolit të identitetit digjital si një mjet i ri, i…
Shqiptarët kanë vërshuar masivisht jashtë vendit në vitin 2024 dhe kryesisht për pushime. Muajt e verës, si edhe dhjetori kanë patur edhe flukset më të larta të udhëtimeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Instat, në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.426.074. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,9 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,1 % të tyre. Muajt me numrin më të lartë të udhëtimeve janë gushti, me 13,9 %, dhjetori me 13,7 %,…
Në kohën që duhet për të lexuar artikullin, Cristiano Ronaldo do të ketë fituar rreth 1.240 euro. Rinovimi deri në 2027 me Al Nassr i garanton CR7 mbi 200 milionë euro të ardhura (pa llogaritur 30 milionë bonus për firmën). Rekordi i pathyeshëm Portugezi u ngut të deklaronte se “vetëm kush nuk ka luajtur kurrë këtu ose kush nuk kupton asgjë nga futbolli thotë se kampionati saudit nuk është mes pesë më të mirëve në botë. Unë besoj fort në projekt, ndaj kam qëndruar këtu”. Për këtë. E ndoshta edhe për arsye të tjera, përtej pagesës faraonike të CR7 që…
“Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as orë të pikut të trafikut. Dhe nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi”, thotë Anika Franze, duke buzëqeshur nga pas tavolinës së saj në qendër të qytetit të vogël Guben në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë. 38-vjeçarja lindi në Berlinin Lindor, dikur Republika Demokratike Gjermane, dhe jetoi në të njëjtin lagje për pjesën më të madhe të jetës së saj para edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Por për shkak të ritmit të ngjeshur dhe situatës së…
Në një kthesë të madhe, Ministria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës e Norvegjisë ka njoftuar propozime që do të ndryshojnë mënyrën e llogaritjes së tarifave të shkollimit për studentët nga jashtë Evropës. Në një njoftim për shtyp, ministria tha se sipas propozimeve të reja do t’u lejonte institucioneve të arsimit të lartë të përcaktonin nivelin e tarifave të shkollimit që u ngarkojnë studentëve të tyre të huaj nga jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane (BE-EEA). Ajo tha se qeveria tashmë e kishte bërë më të lehtë për kandidatët ndërkombëtarë të doktoraturës të aplikonin për punë në Norvegji dhe…
Deputetët kanë shënuar herën e 38-të që dështojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pasi nuk kanë arritur të pajtohen rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. Në sallë kanë qenë 95 deputetë. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka akuzuar drejtuesin e seancës, Avni Dehari për abuzim me detyrën që ka, pasi ai i ka ftuar partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë. Hymete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka lutur Deharin që t’i kthehet rendit të ditës me votim të…
