Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Besimi në ekonomi i kthehet rënies në qershor, ndikuan “pesimizmi” në industri dhe shërbime

11:46 - Korrik 1, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Treguesi i besimit në ekonomi i është rikthyer rënies në muajin qershor. Sipas të dhënave të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 2.2%. Kjo rënie erdhi kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë dhe ai i besimit të konsumatorit mbetën pothuajse të pandryshuar. Rritje të lehtë regjistroi treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 2.3 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për prodhimin industrial si dhe pritje në rënie për porositë nga eksportet. Niveli i TBI-së aktualisht qëndron 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie në qershor, ndërkohë që çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen priten të mbeten të njëjta..

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.6 pikë përqindje në qershor. Ky tregues qëndron 15.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 5 pikë përqindje në qershor. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për poshtë, ndërkohë që janë rishikuar për lart çmimet në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti regjistroi një vlerë pothuajse të njëjtë me atë të muajit të kaluar. Niveli i TBT-së qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe në rënie të pritjeve për punësimin. Pritjet për ecurinë e biznesit dhe për çmimet në të ardhmen regjistruan gjithashtu rënie.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një vlerë thuajse të njëjtë me atë të një muaji më parë, duke qëndruar 2.5 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Ndikimet në drejtime të kundërta të balancave përbërëse të TBK-së u kompensuan, duke mos e ndryshuar nivelin e treguesit të agreguar. Vlerësimi për situatën ekonomike në të ardhmen dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha u rritën këtë muaj, ndërkohë, në kahun tjetër, pritjet për situatën financiare dhe blerjet e mëdha ishin më pak optimiste. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për lart.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë besimi ekonomi industria konsumatori shërbimet treguesi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

gazetar_206:03 - Korrik 27, 20260

Tirana dhe Durrësi gjeneruan së bashku mbi gjysmën e mbetjeve urbane të raportuara në Shqipëri…

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter