Gjatë pesë muajve të parë të vitit ka pasur një rënie të aksidenteve rrugore me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i përket muajit maj, Instat bën me dije se kanë ndodhur 116 aksidente nga ku 157 persona janë aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
Mungesa e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve vijon të jetë arsyeja kryesore e aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga drejtuesit deri në 24 vjeç, duke zënë 25,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Maj 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 17,2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së martë dhe të dielë, me nga 12,1 % secila.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 30,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./ekofin.al

