6.5 milionë shtetas të huaj e kanë vizituar Shqipërinë në 5 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja në muajin maj ka qenë disi më e ngadaltë, ku Shqipëria u vizitua nga rreth 987 mijë të huaj, ose 1.4% më shumë sesa e njëjta periudhë të vitit të kaluar.
Referuar shifrave të bëra publike nga INSTAT, gjatë muajit Maj 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.676.222 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 4,3 %, krahasuar me Maj 2024. 1.655.100 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrjet e shtetasve
Në Maj 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 689.145, duke pësuar një rritje
me 8,9 %, krahasuar me Maj 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 987.077. Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Daljet e shtetasve
Në muajin Maj 2025, 710.048 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar
rritje me 7,2 %, krahasuar me Maj 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2025, janë 945.052. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ka rënë me 0,9 %.
Vendet nga kanë ardhur
Në Maj 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 72 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 14 %.
Qëllimi i ardhjes
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku
dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Maj 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 0,9 %,
krahasuar me Maj 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 26,1 %. /ekofin.al


