Author: gazetar_1
Nga viti 2016, Bashkia Tiranë nisi aplikimin e taksës së përkohshme që njihet me emrin taksa e infrastrukturës arsimore. Qëllimi ishte për t’i dhënë prioritet rikonstruksionit të objekteve arsimore në kryeqytet. Por nëntë vite nga zbatimi i saj, 2025 është afati i fundit që kjo taksë do të jetë në fuqi. Lajmin e bëri të ditur numri dy i Bashkisë Tiranë, Jonida Halili gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus. “Lajm i mirë për qytetarët, sepse do çlirohen nga barra e taksës, por lajm jo i mirë pasi kjo për ne ishte një taksë e rëndësishme, për një…
Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave. “Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite të tëra, teksa ata ndërtuan këtë ndërmarrje jashtëzakonisht…
Pronarja e një exchange është proceduar penalisht pasi nuk ka deklaruar shuma parash që klientë të ndryshëm i depozitonin në biznesin e saj për t’i përdorur si huadhënie me përqindje. “Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar”, informuan blutë. Ndërkohë në exchange në pronësi të 72 vjeçares Ermira Korca, u sekuestuan rreth 500.000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Ndërkohë vijon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin…
Pa kaluar ende viti nga reforma e pagave, qeveria ka bërë gati vendimin e radhës për shtesa mbi pagë për disa pozicione kyçe në administratën shtetërore. Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike. Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil. Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e…
Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër të madh, pasi Hungaria dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2015. Që atëherë, mijëra migrantë kanë qëndruar në Bosnje Hercegovinë, disa prej të cilëve kanë mbetur në vend, ndërsa të tjerë kanë gjetur strehim në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këta të fundit mund të pësojnë të njëjtin fat nëse plani i qeverisë britanike për të arritur një marrëveshje me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilën kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë, rezulton i saktë.…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik, që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë. Sipas njoftimit të AKSK-së, thuhet se nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup…
Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kursejnë energjinë elektrike, për shkak se pritet që nga 21 qershori të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike. Përmes një njoftimi për media, KESCO tha se po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të siguruar rrymën e nevojshme për të garantuar “qëndrueshmëri në sistem”. “Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe…
Aktivitetet kulturore gjatë vitit 2024 kanë shënuar një rritje me 9,1% krahasuar me vitin 2023. Kjo gjë bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instat, ku shikohet se vetëm gjatë vitit 2024 janë organizuar 1282 shfaqje dhe premiera në institucionet qendrore të artit. Rritje me 30.7 % ka pësuar edhe numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë materiale, ku nga 1.314.999 persona gjithsej, 788.270 kanë qenë të huaj. Numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë materiale është: 468.839 në muze, 19,7% më shumë, krahasuar me vitin e kaluar, 344.785 në kala e monumente të tjera, rritur me 27,0%,…
Faqja e Bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga gripi i hakerave “Homeland Justice”. Kjo ka sjellë pasoja edhe në regjistrimi e fëmijëve për në çerdhe dhe kopshte, pasi në faqen online të Bashkisë ofrohen këto lloj shërbimesh. Por Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë se do informojë së shpejti mbi afatin e shtyrjes së aplikimeve. Në njoftim theksohet se procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. “Ju informojmë se për shkak një problematike të serverave të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e…
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli më i lartë që nga janari i këtij viti. Sipas Reuters, arsyeja kryesore është përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit në Gjirin e Hormuz – një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin global të naftës. Po ashtu, rezervat strategjike të naftës në SHBA kanë pësuar një rënie më të madhe se sa pritej, duke ushtruar presion shtesë mbi ofertën. Në të njëjtën kohë, OPEC+ vijon…
