Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve në Berlin, në cilësinë e Presidencës së përkohshme dhe sekretariatit të ICIC

13:32 - Qershor 23, 2025 Të tjera
Foto © bundesfoto/Bernd Lammel - Telef.: +49 (172) 311 4885 - DEU / Berlin / 23.06.2025 / Internationale Konferenz der Informationsfreiheitsbeauftragten (ICIC) im Hotel Adlon in Berlin-Mitte
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e cila po zhvillohet në Berlin nga data 23-25 qershor 2025.

Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare mbledh përfaqësues të institucioneve të pavarura, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të të drejtës së informimit nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe aksesin e qytetarëve në informacionin publik.

Tema kryesore e edicionit të këtij viti është “Aksesi në informacionin mjedisor në epokën digjitale”, duke sjellë në qendër të vëmendjes rëndësinë e informimit të publikut për çështje që lidhen me mjedisin, në një kohë kur teknologjia dhe të dhënat luajnë një rol gjithnjë e më të madh në vendimmarrje dhe ndërgjegjësim qytetar.

Komisioneri Dervishi në fjalën përshëndetëse në nisje të punimeve të konferencës, në cilësinë e Presidentit të Përkohshëm të ICIC theksoi se “e drejta për informim është oksigjeni i demokracisë – ajo që mban gjallë llogaridhënien, pjesëmarrjen qytetare dhe ndërtimin e besimit”.

Në fjalën e tij, ai theksoi se transparenca nuk duhet të mbetet një koncept teorik, por të funksionojë si një mekanizëm real dhe i qëndrueshëm për të afruar institucionet publike me qytetarët, veçanërisht në fushat që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme, si mjedisi dhe shërbimet publike.

Ndërsa Prof. Dr. Louisa Specht-Riemenschneider, KomisionerjaFederale për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit, Gjermani përmendi në fjalën e saj krijimin e ICIC në Berlin 22 vite më parë dhe vuri në dukje rolin e kësaj organizate.  

“ICIC është një platformë unike për të shkëmbyer ide dhe përvoja. E drejta për informim përballet me kërcënime dhe sfida, veçanërisht sa i përket informacionit mjedisor, të cilave duhet t’u japim zgjidhje specifike. Duhet të forcojmë transparencën dhe të ardhmen e qëndrueshme  sepse e drejta për informim është bazë për  demokracinë dhe katalizator për ndryshim pozitiv” u shpreh Komisionerja gjermane.

Punimeve të konferencës iu drejtuan edhe znj. Rita Schëarzelühr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë e Mjedisit të Gjermanisë dhe Guilherme Canela de Souza Godoi, Drejtor i Departamentit për Përfshirjen Digjitale, UNESCO.

Zyrtarja e lartë e Ministrisë gjermane të Mjedisit u shpreh se “autoritetet publike që prodhojnë dhe mbajnë të dhëna dhe informacion mjedisor kanë përgjegjësinë të jenë më transparente dhe t’i publikojnë këto të dhëna në mënyrë sa më miqësore për publikun. Informacioni duhet të jetë i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i qasshëm për të gjithë.”

Ndërsa përfaqësuesi i UNESCO-s vuri në dukje se “po jetojmë një moment të rëndësishëm, por jo të lehtë, ku themelet e institucioneve të llogaridhënies janë nën sulm – dhe kjo përbën kërcënim për vetë funksionimin e demokracisë. Që demokracia të funksionojë, kërkohen autoritete të pavarura që punojnë, një media e lirë dhe një shoqëri civile aktive.”

Programi i konferencës përfshin një sërë panelesh tematike – shumë prej të cilave zhvillohen paralelisht – duke trajtuar ndër të tjera: rolin e teknologjisë në përmirësimin e transparencës, përfshirjen e shoqërisë civile, sfidat e Komisionerëve në garantimin e qasjes në informacion mjedisor dhe ndarjen e praktikave të mira midis institucioneve homologe.

Konferenca kulmon me sesionin e mbyllur më 25 qershor, ku do të zhvillohet zgjedhja e Presidencës dhe Sekretariatit të ri të ICIC për periudhën 2025–2027, një moment kyç për drejtimin dhe forcimin e këtij rrjeti global, ku Shqipëria, kandidon zyrtarisht për presidencën e ICIC për një mandat të plotë 2-vjeçar.

Ekofin Media
Ekofin Media
berlin besnik dervishi ICIC Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale konferenca shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter