Author: gazetar_1

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke marrë shkas nga informacioni i publikuar në rrjetet sociale, paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Mbështetur në Ligjin nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe Ligjin nr. 66/2020, datë 21.05.2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë…

Read More

LOT Polish Airlines, një nga kompanitë ajrore më të vjetra në Evropë, dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpritën sot agjenci udhëtimi dhe operatorë turistikë në një konferencë të dedikuar biznesi. Synimi kryesor ishte forcimi i partneritetit tregtar dhe promovimi i pranisë në rritje të LOT në tregun shqiptar, ndërkohë që u prezantuan edhe zhvillimet strategjike dhe arritjet e TIA-s si aeroporti me rritjen me të shpejtë ne rajon. LOT Polish Airlines prezantoi rrjetin e saj të gjerë me mbi 113 destinacione në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi, të mbështetur nga një flotë moderne avionësh dhe lidhje efikase përmes…

Read More

Buxheti vijon tendencën e viteve të fundit, ku në muajt e parë të vitit ka përgjithësisht mosrealizim të shpenzimeve të planifikuara, të përkthyera në suficit, ndërkohë që të ardhurat vijojnë të kenë trend pozitiv. Sipas të dhënave nga Financat, të ardhurat u rritën me 6.5% krahasuar me një vit më parë, ndërsa suficiti arriti në 40.4 miliardë lekë. Njoftimi i plotë Të ardhurat totale arritën në rreth 305.92 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025. Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 265.52 miliardë lekë për 5 mujorin e vitit 2025. Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për…

Read More

INSTAT ka bërë publike të dhënat për tregtinë e jashtme, ku konstatohet një rritje, edhe pse në masë të moderuar, e eksporteve për 5 muajt e parë të vitit. Sa i përket partnerëve tregtare të vendit tonë, rritjen më të madhe të eksporteve e kemi patur në drejtim të Kosovës (74,1 %), Greqisë (6,6 %) dhe Gjermanisë (4,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (11,6 %) dhe Maqedonia e Veriut (31,0 %). Në muajin Maj 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim…

Read More

Nga Majlinda Bregu  Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, raportet ekonomike nuk i lexoj më vetëm me sy politik.  I lexoj me një shqetësim që rritet.Me shpresë se jam e aftë për t’i gjykuar  edhe më objektivisht pa dëmtuar një analizë të thjeshtë. OECD ose Organizata për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik, ka botuar së fundmi dy raporte atë për Perspektivën Ekonomike në nivel global dhe Tabelën e Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor ose ndryshe Tabelën e hendekut zhvillimor që rajoni ka me Europën. Po t’i lexosh të dyja bashkë e kupton…

Read More

Grupi BALFIN, një nga grupet më të suksesshme të investimeve dhe Flying Tiger Copenhagen, marka daneze e njohur globalisht për artikujt modernë dhe unikë, ka nisur një partneritet strategjik që parashikon në harkun kohor të katër viteve hapjen e 50 dyqaneve në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja përforcon angazhimin e Grupit BALFIN për të sjellë marka ndërkombëtare, inovacion dhe standarde të larta në rajon, ndërsa për Flying Tiger Copenhagen konsolidon përpjekjet për të zgjeruar aktivitetin në Europën Juglindore. Dyqani i parë pritet të hapet në tetor të këtij viti në Shkup, në Maqedoninë e Veriut dhe më tej do të…

Read More

Me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri i vizitorëve në vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT vihet re se gjatë muajit  Prill, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net qëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Vizitorët gjithsej u rritën me 14,7 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 15,3 % dhe rezidentë 13,1 %. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 21,3 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 23,0 %, ndërsa ato nga rezidentët me 17,2 %. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare…

Read More

Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta 8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pinë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit. Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet…

Read More

Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut përpara moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia. Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave dhe zbuluan se tensioni i lartë përpara të dyzetave e trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme. Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë E Jugut. Ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT vihet re se gjatë pesëmujorit eksportet e mallrave arritën vlerën 168 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024. Sa i përket të dhënave për muajin Maj, eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë…

Read More