Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, në një partneritet strategjik për t’u zgjeruar në sektorin e shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor

13:40 - Qershor 17, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Grupi BALFIN, një nga grupet më të suksesshme të investimeve dhe Flying Tiger Copenhagen, marka daneze e njohur globalisht për artikujt modernë dhe unikë, ka nisur një partneritet strategjik që parashikon në harkun kohor të katër viteve hapjen e 50 dyqaneve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja përforcon angazhimin e Grupit BALFIN për të sjellë marka ndërkombëtare, inovacion dhe standarde të larta në rajon, ndërsa për Flying Tiger Copenhagen konsolidon përpjekjet për të zgjeruar aktivitetin në Europën Juglindore.

Dyqani i parë pritet të hapet në tetor të këtij viti në Shkup, në Maqedoninë e Veriut dhe më tej do të vijohet me hapjen e dyqaneve të tjera në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

“Duke u nisur nga prezenca jonë e fortë në Europë dhe hyrja e suksesshme në Turqi në tetor 2024, shtrirja në Ballkanin Perëndimor vjen si vendim krejt i natyrshëm. Kërkesa e madhe për marka ndërkombëtare dhe entuziazmi për produkte kreative dhe të përballueshme në këtë rajon përputhen në mënyrë të përkryer me konceptin e Flying Tiger Copenhagen. Jemi shumë të kënaqur që po hyjmë në këtë pjesë të Europës dhe mezi po presim të angazhohemi sa më parë me klientët e Ballkanit Perëndimor,” –  tha Julius Schmidt, Drejtori Rajonal për Indinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën (IMEA) i Flying Tiger Copenhagen.

Steven Grunerud, Zëvendës Presidenti për Zhvillimin e Strategjisë në Grupin BALFIN, e përshkroi partneritetin si një bashkim të fuqishëm të vlerave dhe vizioneve strategjike të përbashkëta.

“Si lider në sektorin e shitjes me pakicë në Europën Juglindore, Grupi BALFIN shërben si një portë hyrëse për markat ndërkombëtare kryesore që synojnë të hyjnë në këtë treg të gjallë dhe me rritje të shpejtë. Bashkëpunimi ynë me Flying Tiger Copenhagen është një dëshmi e besimit tonë në partneritete afatgjata që sjellin vlerë dhe cilësi për klientët tanë.”

Përtej dimensioneve komerciale, partneriteti pritet të sjellë një vlerë të konsiderueshme socio-ekonomike në rajon. Rreth 400 vende të reja pune pritet të krijohen në pesë vende, me fokus në role lokale operative që kontribuojnë drejtpërdrejt në fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

Së bashku, Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen po vendosin themelin për një përvojë moderne, të aksesueshme dhe tërheqëse në shitjen me pakicë, që rezonon me konsumatorët dhe përmirëson komunitetet lokale, duke vendosur një standard për partneritetet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor.

 

Rreth Flying Tiger Copenhagen

E themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen ka mbi 1,000 dyqane në 38 vende në mbarë botën.
Marka njihet për rrënjët e saj skandinave, identitetin vizual të veçantë dhe misionin për t’u ofruar klientëve
produkte funksionale, unike dhe një përvojë blerjeje tërheqëse. Gama e produkteve përfshin kategori të
ndryshme si dekor shtëpie, pajisje kuzhine, lodra, materiale shkrimi, aksesorë festash dhe artikuj sezonalë
për festat.

E udhëhequr nga filozofia “një jetë më e pasur nuk kushton shumë”, marka fokusohet në produkte dhe
përvoja që bashkojnë njerëzit dhe krijojnë momente të paharrueshme. Flying Tiger Copenhagen është
gjithashtu e përkushtuar ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat reflektohen në
operacionet dhe dizajnin e produkteve të saj.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.flyingtiger.com

 

Rreth Grupit BALFIN

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimit më të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. I themeluar
në vitin 1993, në Vjenë, nga Samir Mane, Grupi është sot i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje
dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.

Grupi ka rreth 5,500 punonjës dhe një portofol të diversifikuar investimesh që përfshin sektorin bankar,
zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin,
energjinë, transportin dhe logjistikën, edukimin dhe sektorin e argëtimit.

Që prej vitit 2023, nismat sociale të Grupit janë grupuar dhe konsoliduar brenda Fondacionit Mane, duke
kontribuar akoma më mirë dhe më shumë në fuqizimin e komuniteteve.

Qëndroni të informuar në: Web || Facebook || Linkedin || Instagram

Ekofin Media
Ekofin Media
Ballkanin Perëndimor Flying Tiger Copenhagen grupi balfin pakicë partneritet sektori shitje strategjik
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter