Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Çfarë tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç

10:44 - Qershor 17, 2025 Shëndet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut përpara moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia. Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave dhe zbuluan se tensioni i lartë përpara të dyzetave e trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme. Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë E Jugut.

Ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve

Shkencëtarët arritën në një konkluzion të ngjashëm. Sipas tyre, gratë e prekura nga tensioni përpara të dyzetave ishin 76% më të rrezikuara nga ishemia dhe sëmundjet e zemrës. Për burrat, rreziku ishte 85% më i lartë. Shkencëtarët thanë se rritja e tensionit përpara kësaj moshe nxit atakun në zemër. Tensioni i lartë i gjakut aktivizon disa mekanizma të dëmshëm për zemrën, thanë ata.

Krahas tensionit, sëmundjet e zemrës nxiten edhe nga disa faktorë rreziku. Këtu përfshihet: mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit dhe duhanpirja. Të gjitha këto ngurtësojnë enët e gjakut dhe nxisin bllokimin e tyre duke i çelur rrugën atakut dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Nisur nga të dhënat më sipër, rekomandohet një kujdes i vazhdueshëm në kontrollin e tensionit, ndjekjen e këshillave të mjekut si dhe një regjim i duhur ushqimor.

Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg. Shifra e parë tregon tensionin sistolik ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës. Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit. Kjo tregon kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.  Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal. Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja. Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension. Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Ekofin Media
Ekofin Media
personat shkencëtarët studime tensioni i lartë vlerat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Indeksi Botëror i Kujdesit Shëndetësor, Shqipëria mes 10 vendeve të fundit

06:06 - Qershor 2, 2026

QSUT nuk gjen qetësi, largohet edhe Anxhela Paparizo pas vetëm 8 muajsh në detyrë

15:49 - Qershor 1, 2026

Franca bëhet vendi i parë në Evropë që rimburson ilaçet për humbjen e peshës

14:58 - Maj 31, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter