INSTAT ka bërë publike të dhënat për tregtinë e jashtme, ku konstatohet një rritje, edhe pse në masë të moderuar, e eksporteve për 5 muajt e parë të vitit. Sa i përket partnerëve tregtare të vendit tonë, rritjen më të madhe të eksporteve e kemi patur në drejtim të Kosovës (74,1 %), Greqisë (6,6 %) dhe Gjermanisë (4,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (11,6 %) dhe Maqedonia e Veriut (31,0 %).
Në muajin Maj 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2024 janë: Kosova (51,5 %), Spanja (33,7 %), Turqia (53,2 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (8,0 %), Greqia (3,1 %) dhe Gjermania (4,3 %).
Gjatë pesëmujorit, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8 %), Turqia (19,3 %) dhe Gjermania (6,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (24,0 %), Greqia (2,6 %) dhe Spanja (8,7 %).
Në muajin Maj 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (3,6 %) dhe Turqia (7,5 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (25,1 %), Greqia (1,2 %) dhe Gjermania (4,0 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,9 %, të gjithë tregtisë. Në Maj 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 66,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,6 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (8,4 %), Greqia (7,3 %) dhe Turqia (7,1 %). Shkëmbimet tregtare, për pesëmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Maj 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 67,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (8,6 %), Greqia (7,7 %) dhe Turqia (7,4 %). /ekofin.al

