Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar sot treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave për Tremujorin e Parë të vitit 2025. Ky raport përfshin aktivitetet ekonomike: Industria (Industria Nxjerrëse dhe Industria Përpunuese), Energji elektrike, Gaz, Avull, Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, si dhe Ndërtimi. Të dhënat e detajuara për secilin sektor janë si më poshtë:
Industria
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,8 %, Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,8 %, Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,7 %.
Energji elektrike, Gaz, Avull
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,0 %; Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 6,1 %; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 6,5 %, Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,6 %.
Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,9 %; Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 1,0 %; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,3 %.
Ndërtimi
Ky sektor paraqiti rritje të ndjeshme në të gjithë treguesit: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %; Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,6 %; Indeksi i numrit të të punësuarveshënoi rritje 3,5 %; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,8 %./ekofin.al


