Sektori i pasurive të paluajtshme ka patur një performancë shumë të mirë në muajt e parë të vitit 2025, konfirmuar kjo edhe nga të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT për shërbimet. Pas një viti jo shumë të mirë 2024, ku edhe sipas agjentëve imobiliarë pati një ngecje, tashmë duket se ky vit ka nisur mbarë për tregun e pasurive të paluajtshme.
INSTAT ka publikuar stastistikat afatshkurtra për sektorin e shërbimeve për tremujorin e parë 2025, ku duke përfshirë për herë të parë pesë aktivitete të reja ekonomike: programim dhe shpërndarje, pasuri të paluajtshme, aktivitete ligjore dhe kontabiliteti, sigurim dhe hetim, si dhe administrim zyrash dhe shërbime mbështetëse.
Shitjet përgjithësisht në rritje
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,8 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 11,6 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 5,7 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 11,9 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 2,1 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 11,3 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 4,9 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 1,0 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi ulje 7,4 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 14,3 %.
Punësimi në rritje në të gjithë sektorët
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,4 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 2,4 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 8,8 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 2,6 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 6,6 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 2,0 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,9 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 1,3 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,0 %.
Pagat me rritje në hotele, restorante, tregti dhe imobiliare
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 22,1 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 14,9 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 12,4 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,3 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 10,6 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 9,8 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 13,8 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 2,5 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 7,1 %./ekofin.al

