Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

17:51 - Qershor 16, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Evidentimi i talenteve, të rinjve të guximshëm e vizionarë, që përmes ideve të tyre kërkojnë të japin një kontribut të vlefshëm për shoqërinë, mbetet një angazhim të cilit One Albania i qëndron besnik prej vitesh. Gjetja e alternativave, hapësirave të reja të shprehjes për të gjithë të rinjtë krijues, novatorë e të udhëhequr nga dëshira për të sjellë ndryshim, e nxit One Albania të ndërtojë vazhdimisht ura komunikimi mes sipërmarrësve të ardhshëm dhe platformave me ndikim nëbotë. Duke nisur që nga suporti financiar dhe ai përmes ekspertizës e mentorimit, deri te krijimi i një prej hapësirave funksionale për teknologjinë dhe inovacionin, siç është One Connect Hub, One Albania ka investuar në mënyrë të vazhdueshme te gjeneratat e së ardhmes.

Një lajm tjetër i mirë në këtë kuadër është dhe partneriteti me EIT Community Hub Albania, duke i dhënë sipërmarrësve të rinj mundësinë për t’u lidhur me një komunitet dinamik si EIT, katalizatori më i fuqishëm i inovacionit në Europë.

Përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU), One Albania bashkohet me një rrjet të gjerë europian inovatorësh, mentorësh dhe programesh të ndërtuara për të shndërruar ide premtuese në një realitet të prekshëm nga të gjithë.

“Kur flasim për inovacionin sot nuk i referohemi më një trendi, flasim për të ardhmen e vendit tonë. Me anë të këtij bashkëpunimi me EIT Community Hub Albania, ne po hapim vetëm dyert drejt Europës, po ndërtojmë ura që lidhin vizionin me burimet, startup-et me mentorët dhe talentin me skenën botërore”, tha Brano Djurović, drejtor ekzekutiv i One Albania.

Si pjesë e marrëveshjes, One Albania do të bashkëpunojë me EIT Community Hub Albania për të:

• Pikasur dhe mbështetur startup-e me dhe talente të reja teknologjike.
• Ndarë njohuri rreth teknologjive në zhvillim dhe transformimit digjital.
• Bashkëorganizuar evente me fokus inovacionin në One Connect Hub.
• Ndihmuar krijuesit e startupeve të kenë akses në rrjetin e programeve, mentorëve dhe financimit të EIT në të gjithë Europën.

Një hap i parë i këtij bashkëpunimi do të hidhet në eventin e kësaj të mërkure “Harvesting Innovation – Boosting Albania’s Digital Leap”, një përvojë njëditore që do të bashkojë themeluesit, studiuesit, studentët, politikëbërësit dhe entuziastët e teknologjisë.

One Albania do të jetë një partner i eventit, duke ofruar çmime për startup-et fituese, por edhe si pjesë e një tryeze të rrumbullakët ku do të diskutohet mbi 5G-në, gjenerata e pestë e teknologjisë celulare, tashmë realitet për Shqipërinë falë One Albania.

Ekofin Media
Ekofin Media
EIT inovacion komuniteti One Albania shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter