Author: gazetar_1
Donald Trump deklaroi të shtunën se marrëdhënia e tij me donatorin e njohur miliarder, Elon Musk, ka përfunduar, duke paralajmëruar se do të ketë “pasoja serioze” nëse Musk vazhdon të mbështesë kandidatët demokratë që sfidojnë republikanët që mbështesin projektligjin gjithëpërfshirës të taksave dhe shpenzimeve të presidentit. Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump e shpjegoi situatën, duke u shprehur se nuk kishte diskutime për ndonjë hetim ndaj Musk, por la të kuptohej se do të kishte pasoja për veprimet e tij, pa dhënë më shumë detaje. “Do të supozoja se po, marrëdhënia ka mbaruar,” tha Trump, duke konfirmuar kështu…
Një analizë e re gjaku për sëmundjen e Alzheimerit mund të zbulojë me saktësi njerëzit me simptoma të hershme, sugjeron një studim i ri. Ekspertët nga Mayo Clinic në SHBA kanë dhënë dëshmi të mëtejshme se analizat e gjakut mund të përdoren për të diagnostikuar me saktësi demencën duke ekzaminuar dy proteina në plazmën e gjakut. Këto proteina – amyloid beta 42/40 dhe p-tau217 – janë të lidhura me grumbullimin e pllakave amiloide, një nga shenjat dalluese të sëmundjes së Alzheimerit, sipas The Guardian. Studiuesit zbuluan se analiza e gjakut ishte shumë e saktë, me një ndjeshmëri prej 95%, që…
Pengesë për ekonominë gjermane: eksportet dhe prodhimi industrial që vuajnë nga mosmarrëveshja tarifore me SHBA. Ekonomistët tani presin që paketa fiskale të hyjë në fuqi. Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e dytë me një pengesë. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisë e ulën prodhimin në prill me 1.4%, krahasuar me muajin e kaluar, një rënie e papritur e ndjeshme. Në prill, eksportet gjermane ranë për herë të parë që nga tetori 2024. Statistikanët vlerësuan një rënie prej 1.7% krahasuar me muajin e…
Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan Laura Sanders në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”. Pothuajse 12 milionë njerëz vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, shumë prej të cilëve u drejtuan drejt Rivierës me premtimin e një pushimi të përballueshëm në plazh. “Undiscovered Balkans”, një kompani e vogël britanike udhëtimesh e specializuar në aventura të pazakonta, rekomandon ture në grupe të vogla – për të zbuluar disa nga thesaret më…
Për personat që dalin në pension nga 1 janari i vitit 2025, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Rivlerësimi i pagës mbi bazë të së cilës janë paguar kontributet, sjell automatikisht më shumë para për pensionistët, për shkak se sa më e lartë të jetë vlera e pagës së deklaruar, aq më i lartë është edhe pensioni. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Administrativ të ISSH, ndërkohë që pret “OK”-in në mbledhjen e ardhshme të qeverisë që tabela me koeficientët me të cilët do të shumëzohen pagat…
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë do të bllokohen disa rrugë. Sipas njoftimit të policisë rrugët do të bllokohen sot më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri nesër në orën 23:30 të datës 06.06.2025. Gjithashtu, ditën e nesërme në mëngjes do të realizohet falja e Namazit të Bajramit, parashikuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Gjithashtu, kjo do të sjellë bllokim të këtij bulevardi për disa orë. Njoftimi i plotë i policisë Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora…
Qeveria synon të forcojë përfshirjen e inteligjencës artificiale në ekonomi dhe administratë, duke e konsideruar këtë investim si një hap drejt një të ardhmeje teknologjike dhe ekonomike më të avancuar për vendin. Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në seancën plenare të Kuvendit Aktin Normativ për rishikimin e parë të buxhetit 2025 përmes së cilit akordohet një fond prej 1 miliard lekësh në mbështetje të startup-it të Inteligjencës Artificiale “Thinking Machines Lab”, themeluar nga Mira Murati, ish-drejtoreshë Teknologjike e OpenAI. Ky fond i akorduar përmes një Akti Normativ, u sigurua nga rritja e të ardhurave jotatimore nga pasuritë e konfiskuara.…
Banka Qendrore Evropiane uli normat e interesit siç pritej të enjten dhe mbajti të gjitha opsionet në tryezë për takimet e saj të ardhshme, edhe pse rriten mundësitë për një pauzë verore në ciklin e saj të lehtësimit njëvjeçar. BQE-ja tani ka ulur kostot e huamarrjes tetë herë, ose me 2 pikë përqindjeje që nga qershori i kaluar, duke kërkuar të mbështesë një ekonomi të eurozonës që po luftonte edhe para se politikat e çrregullta ekonomike dhe tregtare të SHBA-së t’i jepnin goditje të mëtejshme. Me inflacionin që tani është në përputhje të sigurt me objektivin prej 2% dhe uljen…
Administrata e Presidentit Donald Trump i ka kërkuar Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të deportuar nga SHBA-të, raporton prestigjiozja amerikane Bloomberg. Sipas Bloomberg kërkesat drejtuar vendeve në rajon tonë janë të vazhdueshme dhe pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë migrantë të dëbuar nga Amerika. Megjithatë në artikull theksohet se nuk është e qartë nëse u arrit ndonjë marrëveshje si rezultat i bisedimeve. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk komentoi”, shkruan media amerikane. Në maj, Gjykata e Lartë i lejoi administratës Trump…
Qeveria ka miratuar dje Dokumentin e Politikave të Moshimit 2025-2030, përmes të cilit parashikohet të jepet pension i 13-të për të moshuarit. Ky plan synon përmirësimin e cilësisë së jetesës për moshën e tretë në vend, objektiv që pritet të realizohet brenda vitit 2030. Synohet reformim i skemës së pensioneve, që nga rishikimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë e deri te rritja e pensionit mesatar apo dyfishimi i përfituesve të pensionit social. Po ashtu në strategji parashikohen edhe një sërë masash në drejtim të rishikimit të kornizës ligjore për uljen e normave të tatimit për…
