Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Miratohet Programi Kombëtar i Praktikave të Punës për të rinjtë, deri në 600 vende në institucionet publike

14:53 - Qershor 4, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ashtu si çdo vit, Qeveria ka miratuar Programin Kombëtar të Praktiva të Punës për të rinjtë në institucionet publike. Kuota maksimale për këtë vit është deri në 600 të rinj. Sipas vendimit, pas realizimit të praktikës së punës, deri në 250 të rinj mund të përzgjidhen nga institucionet shtetërore për t’u punësuar për një periudhë 1-vjeçare.

V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE  TË PUNËS NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE  DHE INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 14/2, të  ligjit nr.75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky vendim ka si objekt miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, dhe institucionet e tjera publike për profesionistë të rinj (në vijim referuar si “Programi Kombëtar i Praktikave të Punës”).
Neni 2
1. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike në njohje me sistemin administrativ publik.
2. Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë, si më poshtë vijon:
a)  Të jetë i ri nga mosha 21 deri në 29 vjeç;
b) Të jetë diplomuar në një program studimi të ciklit të parë apo të ciklit të dytë, të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë;
c)  Të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme;
ç)  Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore apo institucione të tjera publike në të shkuarën, me përjashtim të punësimit si punonjës administrativ, në kuptim të shkronjës “d”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.
3. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, për çdo thirrje vjetore, përbëhet nga:
a) periudha 3 (tre)-mujore e praktikës;
b) periudha 1 (një)-vjeçare e punësimit me kontratë.
4. Periudha 3 (tre)-mujore e praktikës dhe periudha 1 (një)-vjeçare e punësimit me kontratë në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës njihen si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike.
II. REALIZIMI I PROGRAMIT DHE TRAJTIMI I PRAKTIKANTËVE
Neni 3
1. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet nga ministria përgjegjëse për rininë, e cila mbështetet nga institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike që ofrojnë gatishmëri për pranimin e praktikantëve. Ministria përgjegjëse për rininë  kryen rolin e sekretariatit teknik të programit për koordinimin ndërinstitucional.
2. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës realizohet për çdo thirrje vjetore, sipas planveprimit dhe metodologjisë së përcaktuar në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Shpallja e thirrjes vjetore dhe procesi i aplikimit për profesionistët e rinj realizohet përmes platformës zyrtare elektronike të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që administrohet nga ministria përgjegjëse për rininë.
Neni 4
1. Institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera publike, që mbështesin këtë program, përcaktojnë numrin e praktikantëve të kërkuar dhe profilin e tyre.
2. Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë program kanë për detyrë të përcaktojnë 1 (një) person kontakti, i cili është përgjegjës për:
a)  dorëzimin pranë ministrisë përgjegjëse për rininë të numrit të praktikantëve për çdo thirrje;
b)  krijimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e programit;
c)  komunikimin me ministrinë përgjegjëse për rininë;
ç) koordinimin e pjesëmarrjes së praktikantëve në programin e posaçëm të trajnimit;
d) përcjelljen pranë ministrisë përgjegjëse për rininë të listës emërore të praktikantëve që përfshihen në thirrjen vjetore të programit, brenda 5 (pesë) ditëve punë nga nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e praktikës 3 (tre)-mujore dhe nënshkrimi i kontratës 1 (një)-vjeçare të punës.
3. Për institucionet e administratës publike, pjesë të shërbimit civil, personi i kontaktit duhet të jetë nëpunës civil i konfirmuar. Për institucionet e tjera, ai duhet të ketë eksperiencë pune të paktën 3 (tre) vjet.
4. Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë program kanë për detyrë të caktojnë 1 (një) mbikëqyrës për çdo praktikant të pranuar.
5. Mbikëqyrësi i praktikantit ka përgjegjësitë e mëposhtme:
a)  Të përcaktojë detyrat dhe angazhimet për praktikantin;
b)  Të mbikëqyrë, të këshillojë dhe të udhëzojë praktikantin gjatë realizimit të detyrave të dhëna;
c) Të vlerësojë performancën e praktikantit gjatë praktikës;
ç)  Të përgatisë vlerësimin përfundimtar për praktikantin;
d)  Të gjykojë për arsyet e përfundimit të programit nga ana e praktikantit në rast shkeljeje të marrëveshjes midis institucionit dhe praktikantit.
6. Për institucionet e administratës publike, pjesë të shërbimit civil, mbikëqyrësi i praktikantit duhet të jetë nëpunës civil i konfirmuar. Për institucionet e tjera, ai duhet të ketë eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vjet.
Neni 5
1. Numri i praktikantëve, që përfshihen në periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës në kuadër të thirrjes vjetore të Programit Kombëtar të Praktikave të punës, në çdo rast, nuk është më shumë se 600 (gjashtëqind) praktikantë. Gjatë periudhës së kryerjes së praktikës, praktikanti përfiton:
a)  trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar;
b) trajnim në kuadër të një programi të posaçëm trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (referuar në vijim ASPA).
2. Vlera ditore e kompensimit financiar të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, është 500 (pesëqind) lekë dhe i akordohet praktikantit për çdo ditë praktike të kryer prej tij. Pagesa e kompensimit financiar kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, e cila programon në buxhetin e saj fondet e nevojshme për këtë qëllim.
3. Me qëllim kryerjen e pagesës së kompensimit financiar:
a) ministritë koordinojnë me institucionet e sistemit të tyre ministror për mbledhjen e listëprezencave mujore me numrin e ditëve efektive të praktikës së kryer nga çdo praktikant i angazhuar në këto institucione dhe me të dhënat e përditësuara të llogarive bankare të praktikantëve dhe i raportojnë ato pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë, brenda datës 5, të muajit pasardhës;
b) institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore raportojnë drejtpërdrejt pranë Agjencisë Kombëtare Rinisë brenda datës 5 (pesë), të muajit pasardhës, të njëjtat të dhëna të përcaktuara në shkronjën “a”, të kësaj pike, për praktikantët pranë institucioneve të tyre.
4. Agjencia Kombëtare e Rinisë përllogarit shumën e kompensimit financiar mbi bazë mujore dhe e transferon atë në llogarinë bankare të praktikantit, në një bankë të nivelit të dytë.
5. Programi i posaçëm i trajnimit sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni, hartohet nga ASPA, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për rininë, bazuar në vlerësimin e njohurive e të kapaciteteve të nevojshme për angazhimin e profesionistëve të rinj pranë institucioneve të administratës shtetërore. Pjesëmarrja në programin e trajnimit përfshihet në vlerësimin përfundimtar të praktikantit.
6. Programi i posaçëm i trajnimit të praktikantëve zhvillohet, në përputhje me rregullat dhe procedurat e ndjekura nga ASPA. Praktikanti pajiset me certifikatën e trajnimit, me përfundimin e suksesshëm të programit të trajnimit.
7. Pagesa për pjesëmarrjen e çdo praktikanti në programin e posaçëm të trajnimit  përllogaritet, në bazë të tarifës së miratuar për përgatitjen paraprake të kandidatëve për të marrë pjesë në konkurrimin e hapur për kategorinë ekzekutive dhe kryhet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë në bazë të faturës së lëshuar nga ASPA.
Neni 6
1. Në përfundim të periudhës 3 (tre)-mujore të praktikës, deri në 250 (dyqind e pesëdhjetë) nga praktikantët e thirrjes vjetore të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës përzgjidhen nga institucionet ku kanë kryer praktikën për t’u punësuar me kontratë pune 1 (një)-vjeçare.
2. Përzgjedhja e praktikantëve të thirrjes për efekt të punësimit me kontratë pune 1 (një)-vjeçare është, si më poshtë vijon:
a) deri në 200 (dyqind) praktikantë për institucionet e administratës shtetërore;
b)  deri në 50 (pesëdhjetë) praktikantë për institucionet e tjera publike.
3. Praktikanti për t’u punësuar me kontratën 1 (një)-vjeçare të punës duhet të ketë përmbyllur me sukses praktikën 3 (tre)-mujore dhe programin e trajnimit pranë ASPA-s.
4. Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës së tyre në praktikën 3 (tre)-mujore.
5. Ministria përgjegjëse për rininë administron procesin e punësimit të praktikantëve në thirrjen vjetore për institucionet e administratës shtetërore dhe për institucionet e tjera publike, bazuar në kërkesat e institucioneve për punësimin e praktikantëve dhe numrin e praktikantëve që kanë kryer me sukses periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës.
6. Ministria përgjegjëse për rininë dërgon në ministrinë përgjegjëse për financat numrin e praktikantëve që do të punësohen në çdo institucion të administratës shtetërore dhe institucion tjetër publik, në kuadër të këtij programi për çdo vit buxhetor. Ministria përgjegjëse për financat njofton degët e thesarit për numrin e praktikantëve që do të paguhen brenda fondeve të miratuara për institucionin përkatës në ligjin vjetor të buxhetit.
7. Praktikantët e punësuar, për efekt pagese, klasifikohen jo më lart se niveli i specialistit të kategorisë IV-3.
8. Fondet e nevojshme financiare për punësimin 1 (një)-vjeçar përballohen nga fondet e buxhetit, të miratuara për secilin institucion për shpenzimet e personelit, për vitin përkatës.
III. DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 7
1. Në përfundim të çdo thirrjeje, ministria përgjegjëse për rininë raporton pranë Departamentit të Administratës Publike të dhënat për çdo praktikant, që ka kryer me sukses periudhën 3 (tre)-mujore të praktikës dhe për çdo praktikant të punësuar me kontratë pune 1 (një)-vjeçare.
2. Vendimi nr.395, datë 29.4.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 8
Ngarkohen ministria përgjegjëse për rininë, Ministria e Financave, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe të gjitha institucionet e administratës publike, të përfshira në program, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
institucionet publike praktikat e punës programi kombëtar qeveria të rinjtë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter