Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Drejtori i Tatimeve: Falja e gjobave u keqkuptua nga bizneset, detyrimet tatimore duhen paguar!

15:47 - Qershor 4, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore.

Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, sqaron se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale.

“Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar se kur do të ndodhë paqja fiskale apo kur do të ndodhë falja e detyrimeve tatimore. Ajo s’ka ndodhur ende, jemi në pritje. Do të informojmë përsëri. Falja ishte për kamatëvonesat, për gjobat, por jo për detyrimet. Tatimpaguesit duhet ta kuptojnë që duhet t’i paguajnë për të mos u përballur me masat shtrënguese të panevojshme”, thotë Binaj.

Për Top Channel, drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj, bën të ditur se një sistem elektronik do të ndërtohet së bashku me bankat për bllokimin e llogarive bankare, si një masë e mëtejshme për subjektet që nuk shlyejnë detyrimet në kohë, edhe pas lajmërimeve të kryera.

“Një masë që po implementojmë është ngritja e një sistemi digjital, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte bllokimet dhe zhbllokimet e llogarive për subjektet të cilat nuk paguajnë në kohë. Por përpjekja për të mbledhur borxhin është e vazhdueshme dhe rritja ka qenë e menaxhueshme nga administrata tatimore”, shton ai.

4.7 miliardë lekë janë detyrimet e papaguara. Cilat janë taksat, por edhe bizneset që nuk i kanë paguar këto detyrime?

“Vlera më e madhe lidhet me tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zërin kryesor e zinin bizneset e tregtisë, pastaj të prodhimit.”

Subjektet të cilat nuk kanë shlyer tatimin mbi fitimin zënë 76% të detyrimeve të prapambetura për muajin maj, përfshirë edhe ato që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve./Top Channel

Ekofin Media
Ekofin Media
borxhi drejtori i përgjithshëm i tatimeve ilir binaj shëndetësore shoqërore sigurimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter