Ekonomia globale po shkon drejt periudhës së saj më të dobët të rritjes që nga rënia e COVID-19.
Kjo, në një kohë kur lufta tregtare e Donald Trump dëmton vrullin në ekonomitë kryesore, përfshirë SHBA-të.
Organizata me seli në Paris, OECD uli parashikimet e saj globale për herë të dytë këtë vit.
Ajo paralajmëroi se marrëveshjet për të lehtësuar barrierat tregtare do të ishin “instrumentale” në ringjalljen e investimeve dhe shmangien e çmimeve më të larta.
Rritja globale pritet të jetë 2.9 për qind në 2025 dhe 2026, tha OECD në perspektivën e saj të fundit të plotë.
Shifra ka tejkaluar 3 përqind çdo vit që nga viti 2020, kur prodhimi ra për shkak të pandemisë.
Rritja e SHBA-ve do të ngadalësohet veçanërisht ndjeshëm, duke rënë nga 2.8 përqind vitin e kaluar në vetëm 1.6 përqind në 2025 dhe 1.5 përqind në 2026.
Organizata me seli në Paris gjithashtu uli parashikimet e vitit 2025 për vendet e G20-ës, përfshirë Kinën, Francën, Indinë, Japoninë, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me perspektivën e saj të ndërmjetme të marsit.
Álvaro Pereira, kryeekonomisti i OECD-së, tha se vendet kishin nevojë urgjente të arrinin marrëveshje që do të ulnin barrierat tregtare.
