2.445.370 vizitorë të husj kanë hyrë në Shqipëri në katër muajt e parë të vitit 2025, në rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë. INSTAT ka publikuar shifrat më të fundit, ku rezulton se gjatë muajin prill, kanë hyrë 819.151, me një rritje prej 3.2%.
Gjatë muajit Prill 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.487.149 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 6,0 %, krahasuar me Prill 2024.
1.485.226 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrjet e shtetasve
Në Prill 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 667.998, duke pësuar një rritje me 9,6 %, krahasuar me Prill 2024.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 819.151. Ky numër është rritur me 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Daljet e shtetasve
Në muajin Prill 2025, 683.983 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me Prill 2024.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Prill 2025, janë 801.243. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 1,5 %.
Në Prill 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 74 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13 %.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Prill 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 0,8 %, krahasuar me Prill 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 40,8 %. /ekofin.al