Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga KQZ, numri total i zgjedhësve në listë ka qenë 3.467.962, ndërsa kanë votuar 1.458.251 persona, duke e çuar pjesëmarrjen në 42.21%. Nga këto, 1.402.820 vota janë konsideruar të vlefshme, ndërsa 55.334 janë shpallur të pavlefshme.
Nga votat e deritanishme PS ka arritur të sigurojë 83 mandate, PD-ASHM ka marrë 50 mandate, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.
Procesi i numërimit po vijon për votat nga jashtë vendit, ndersa deri më tani janë numëruar 75.414 fletë votimi nga 194.889 gjithsej, që përbën rreth 39% të totalit të votave të ardhura nga emigrantët.
Vëmendja më e madhe mbetet në qarkun e Tiranës ku “Mundësia” e Agron Shehajt ka arritur të marrë mandatin e dytë, por që mbetet për t’u parë nëse do arrijë ta mbajë deri në fund të numërimit.
Ndërsa në qarkun e Fierit “Nisma Shqipëria Bëhet” po lufton për marrjen e një mandati deputeti.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së:
• Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962.
• Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%.
• Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
Procesi i votave nga jashtë vendit vijon
Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.
Përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:
• Qarku Shkodër: 2 KZAZ
• Qarku Kukës: 2 KZAZ
• Qarku Dibër: 2 KZAZ
• Qarku Berat: 2 KZAZ
• Qarku Korçë: 2 KZAZ
• Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ
• Qarku Vlorë: 5 KZAZ
• Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)
Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.
Pritet nisja në 7 KZAZ të tjera
Procesi ende nuk ka nisur në 7 zona të administrimit zgjedhor:
• 3 KZAZ në qarkun Durrës (nr. 20, 23, 25)
• 4 KZAZ në qarkun Tiranë (nr. 20, 23, 25, 30, 35, 36, 40)
KQZ është duke monitoruar nga afër vijimin e procesit, i cili pritet të përmbyllet në përputhje me standardet e përcaktuara për integritetin zgjedhor./ekofin.al
