Janë numëruar gati 1/3 e votave, 1711 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 228,894 vota ose 52.6%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 149,875 vota për momentin, ose 34.4%.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 17,212 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 14,872 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 11,297 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 5,381 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 228,894 vota – 52.6%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 149,875 vota – 34.4%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 17,212 vota – 4.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 14,872 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 11,297 vota – 2.6%
Lëvizja Bashkë – 5,381 vota – 1.2%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4,841 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,494 vota – 0.3%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 806 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 557 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 309 vota – 0.1%
