Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar një votim parlamentar për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë në përpjekjen e dytë.
Merz fillimisht kishte rënë gjashtë vota nga shumica absolute që i nevojitej të martën në mëngjes – një goditje e rëndësishme për prestigjin e tij dhe një dështim i paprecedentë në historinë gjermane të pasluftës.
Duke qenë se ishte një votim i fshehtë në Bundestagun prej 630 vendesh, nuk kishte asnjë tregues se kush e kishte refuzuar ta mbështeste atë – qoftë deputetë nga partneri i tij i koalicionit të qendrës së majtë apo konservatorët e tij.
Pas orëve pasigurie në Bundestag, partitë dhe presidenti i Bundestagut ranë dakord për të mbajtur një votim të dytë, të cilin Merz më pas e fitoi me 325 vota, një shumicë prej nëntë votash më shumë nga sa kërkohej.
Koalicioni i tij me socialdemokratët duhet të kishte mjaft vende në parlament që në fillim, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesnin atë, abstenuan gjatë votimit të parë.
Në parlament ka mbizotëruar një humor konfuzioni në orët pas votimit.
Sipas kushtetutës së Gjermanisë, nuk ka kufi se sa votime mund të mbahen, por në praktikë një tjetër humbje për Merz do të kishte sjellë dhimbje koke për kristiandemokratët e tij, partinë e saj simotër Bashkimin Kristian Social dhe partnerin e tyre Social Demokratët.
Asnjë kandidat për kancelar në 76 vitet e demokracisë gjermane të pasluftës nuk kishte humbur votimin në Bundestag më parë. /Përshtati nga BBC, ekofin.al
