Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Sektori bankar fitoi 83 milionë Euro në 3-mujorin e parë 2025

    11:45 - Maj 7, 2025 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    8.3 miliardë lekë ose rreth 83 milionë euro rezulton të jetë fitimi i sektorit bankar në 3-mujorin e parë të vitit 2025, në rënie me rreth 15.1%, ose 1.48 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të kaluar. Krahasuar me 3-mujorin paraardhës, që rezulton i fundit i vitit 2024, ka një përmirësim të fitim të sektorit bankar, me 324 milionë lekë, ose 3.9% më shumë.

    Referuar të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Banka Kombëtare Tregtare vijon të jetë banka me fitimet më të mëdha në tregun bankar, me afro 25% të fitimeve të të gjithë sektorit. Këto fitime vijnë kryesisht si pasojë e vlerës së lartë të aseteve të kësaj banke, të investuara kryesisht në bono thesari të Qeverisë. Në 3-mujorin e parë, BKT ka fituar 2.3 miliardë lekë.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Në vend të dytë është banka e tretë më e madhe për vlerë asetesh, Raiffeisen Bank, e cila ka gjeneruar 2 miliardë lekë fitim në 3-mujorin e parë, por me një portofol shumë më të balancuar, mes portofolit të kredive dhe atij të investimeve në Bono thesari, respektivisht 133 miliardë lekë kredi dhe afro 107 miliardë lekë investime në titujt e Qeverisë.

    Në vend të tretë sa i përket fitimeve të sektorit bankar qëndron OTP Bank Albania, e cila ka përfituar 1.16 miliardë lekë fitime në 3-mujorin e tretë 2025. OTP, ndryshe nga BKT, është një bankë shumë më e orientuar në kreditim, sesa në investime në titujt e Qeverisë Shqiptare, ku në fund të marsit 2025 rezulton me një portofol kredie prej 110 miliardë lekë, përkundrej rreth 40 miliardë lekëve të investuara në Bono Thesari. Në këtë mënyrë, OTP ka konsoliduar pozitat si banka e tretë më e madhe në vend sa i përket kreditimit, pas Credins dhe Raiffeisen.

    Në vend të katërt sa i përket fitimeve renditet Intesa Sanpaolo Bank Albania, me rreth 758 milionë lekë fitime në 3-mujorin e parë 2025, ndjekur nga Tirana Banka me 666 milionë lekë fitime për periudhën. Më tej në renditje ndjekin ABI, Credins, Union Bank, Fibank, ndërkohë që Procredit e ka mbyllur 3-mujorin me vetëm 2.2 milionë lekë fitim, ndërsa UBA Bank është e vetmja që ka dalë me humbje, në vlerën e 198 milionë lekëve për 3-mujorin e parë. /ekofin.al

     

     

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    3-mujori i parë fitimi sektori bankar shifrat shoqata shqiptare e bankave
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    13:34 - Korrik 11, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter