Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Giro d’Italia” në Shqipëri, bllokime drastike rrugësh nga data 9-11 maj në Tiranë, Durrës e Vlorë

11:14 - Maj 6, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

“Giro d’Italia” vjen në Shqipëri për herë të parë nga data 9 deri në 11 maj 2025 me tri gara.

Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

Gara nis në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj, në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00. Durrësi, Tirana dhe Vlora janë qytetet mikpritëse të 180 çiklistëve profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare.

Sipas njoftimit të bashkisë së Tiranës, “ky eveniment nuk është vetëm një garë sportive, është një dritare e madhe për ta treguar Shqipërinë në gjithë botën: një vend që gërsheton bukurinë natyrore me mikpritjen, historinë dhe energjinë e një kombi që ecën gjithmonë përpara”.

Njoftimi i plotë, si ndryshon qarkullimi i automjeteve:

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:

– Rruga “SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)”;

– Rrethrrotullimi “Teg” deri te rrethrrotullimi Sauk, – Rruga e Elbasanit, Blv. “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”; – Rruga “Rexhekrit”, rruga “Sh54” – “Unaza Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;

–  Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Blv. “Zhan D’Ark” dhe Blv “Dëshmorët e Kombit”.

1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë tek sheshi “Willson” për në rrugën “Sami Frashëri”. – Linja Nr. 5/a “Ish Kombinati i Autotraktorëve — Qendër”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Materniteti i Ri -Qendër”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

– Linja nr. 11 “Porcelan, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Willson”në rrugën “Sami Frashëri”.

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”, pezullohet përkohësisht

– Linja Nr. 13 -Tiranë – Baldushk – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 1 -Tiranë – Petrelë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 3 “Tiranë – Farkë-Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 9 “Tiranë – Bërzhitë – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 5 “Tiranë – Dajt – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 16/2 “Tujan”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 16/7 “Lanabregas”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 11 “Tiranë – Krrabë – Tiranë”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 14/11 “Vrap”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 15 “Tiranë – Shëngjergj – Tiranë, pezullohet përkohësisht.

1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, segmenti i rrugës mbrapa “Pallatit të Kulturës” si dhe në brendësi të “ish Gardës së Republikës”.

1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:

– Në “Unazën e Madhe” e qytetit, rrugën “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Ismail Qemali” dhe në rrugën “Ali Demi”.

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:

– Tek Sheshi “Skënderbej, rruga “Urani Pano”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Blv “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Blv “Bajram Curri”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 1/a “Selitë – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias” , linja nr. 1/b, “Kodra e Diellit – Kristal – Qendër – ish Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr.2 “Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik – Ish Stacioni i Trenit”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr.3 “Kashar” (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr.4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

– Linja Nr. 5/a “ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër”, pezullohet përkohësisht. – Linja Nr. 5/b “Institut – Qendër” devijohet tek sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr.6 “Laprakë” devijohet tek sheshi “Karl Topia”

– Linja Nr. 8 “Qendër – Sauk i Ri – Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium” devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.

– Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a “Materniteti i Ri – Qender”, degëzimi 10/b “Mihal Grameno – Qendër” dhe degëzimi: 10/c “Rrethrrotullimi Shkozë – ish Fusha e Aviacionit”.

– Linja Nr. 12 “Uzina Dinamo e Re – Sharre”, pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 “Kombinat – Kinostudio”/ degëzimi 2 -Kombinat – Tufine”), pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbert” (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:

– Në rrugët -Ibrahim Rugova” deri te rruga “Perlat Rexhepi”, rrugën “Abdyl Frasheri”, rrugen “Ismail Qemali”. rrugën “Papa Gjon Pali II”, dhe në rrugën “Dervish Hima”.

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish-Gardës së Republikës. Rruga “Abdyl Frashëri”, “Urani Pano”, rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv “Zogu I” nga kryqëzimi me rrugën “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano”.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

Ekofin Media
Ekofin Media
bllokohen Giro d'Italia rrugët shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter