Author: gazetar_1
Nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria garuan mes njëri-tjetrit në fazën finale të konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe, i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Ky konkurs është një nismë e rëndësishme që synon të promovojë dhe forcojë përdorimin korrekt të gjuhës shqipe ndër nxënësit e klasave të nënta, në arsimin parauniversitar. One Albania është përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e nismës dhe festimin e arritjeve të këtyre kampionëve të rinj të gjuhës. Si pjesë e angazhimit të saj për ruajtjen dhe rritjen e kulturës dhe identitetit shqiptar, kompania ka mbështetur këtë konkurs, duke…
Evropa të sjell në mendje imazhe të bulevardeve madhështore pariziane, rrënojave të lashta romake dhe plazheve spanjolle të mbushura me diell, sipas “Travel Off Path”. Për dekada të tëra, këta gjigantë të Evropës Perëndimore kanë dominuar listat e dëshirave të udhëtimit, duke tërhequr miliona turistë në monumentet e tyre ikonike dhe qytetet e tyre plot jetë. Le të jemi realistë: Këto vende janë të mahnitshme, por të gjithë jemi ne dijeni se vera në Evropën Perëndimore sjell turma masive me vizitorë dhe çmime shumë të larta. Por trendet e udhëtimeve po ndryshojnë. Ndërsa destinacionet klasike mbeten të njohura, turistët e…
Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Këto kompani aktualisht kanë shtuar përpjekjet për sigurimin e energjisë, në prag të nisjes së procesit të liberalizimit të tregut të energjisë. Çfarë do të thotë liberalizimi i tregut të energjisë? Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim.…
Nga kamionët, autobuzët, furgonët, automjetet, motorët e deri tek gomonet, skafet apo edhe anijet. Në listë nuk mungojnë edhe mjetet luksoze, si Lamborghini Huracan, Maserati Ghibli, apo Rolls Royce Phantom. Një pjesë e mjeteve janë gjithashtu në gjendje të amortizuar. Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka realizuar publikimin e dy katalogëve të rinj, të cilët përmbajnë informacion të detajuar mbi pasuritë e luajtshme të sekuestruara dhe konfiskuara, kryesisht automjete, por edhe mjete të tjera. Publikimi vjen në vazhdën e përpjekjeve të Agjëncisë për një inventarizimit të plotë të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara,…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka hapur tenderin për procedurën e mirëmbajtjes së sistemit të fiskalizimit, për një afat 2-vjeçar, nga data e nënshkrimit të kontratës. Vlera limit e fondit në dispozicion është rreth 7.8 milionë Euro dhe në dokumentat e tenderit janë listuar një sërë kërkesash për operatorin që do të arrijë të shpallet fitues. Qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit (sistemi i Fiskalizimit) për Drejtorine e Përgjithshme të Tatimeve. Duke garantuar funksionimin e plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentet e tij: softëare dhe hardëare, thuhet…
Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten, në ora 10:00. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares. Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë – por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë…
Nga Esmeralda Topi Në zemër të Tiranës, aty ku dikur kumbonte zëri i filmave të vjetër nga kinema “Dajti”, një projekt ndërtimi po trazon qetësinë e banorëve të rrugës “Myslym Shyri”. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e qendrës TEN – një qendër shumë funksionale për rininë që u krijua në vitin 2010 duke ruajtur strukturën e vjetër të ish-kinema “Dajtit”. Tani, projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon lartësimin e godinës me të paktën dy kate të reja. Ky ndryshim kundërshtohet nga 8 familje, banore të dy pallateve historike pranë ish-kinema Dajtit. “Në prill të 2023, si shkreptimë u vendos tabela e projektit.…
Rritja e kërkesave për kapital rregullator MREL për 5 bankat e mëdha, ka rritur ndjeshëm emetimet e tyre në obligacione me ofertë private përgjatë vitit 2024 dhe në veçanti në 6-mujorin e dytë. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 sektori bankar emetoi 9.2 miliardë lekësh obligacione me ofertë private, nga të cilat 8.7 miliardë lekë i përkasin bankave MREL. Bankat me rëndësi sistemike janë edhe bankat MREL, të cilat aktualisht janë katër, BKT, Raiffeisen, Credins dhe Intesa, ndërkohë që vitin e kaluar ishte OTP, por ajo doli nga lista e BSH në mars të këtij viti,…
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama. Sipas një lajmi të publikuar edhe online Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në tiranë ku të takonte kryeministrin Rama. Grenell ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin si dhe duke i kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi…
Shtyrja e rivlerësimit të pronave ka qenë ndër arsyet kryesore të rritjes me 44.5% të çmimit të banesave në gjashtëmujorin e dytë të 2024, e cila ka sjell si zinxhir edhe një rritje të qirave. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), si rezultat i pritjes për rivlerësimin, shumë prona që ishin për rishitje nuk janë nxjerrë në shitje. Në rritjen e çmimit të qirave kanë ndikuar edhe AirBnb, pasi shumë apartamente po jepen më tepër me qira afatshkurtër, sesa me qira afatgjatë. Për sa i përket rënies së kërkesës për prona nga rezidentët e huaj,…
