Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tregu i sigurimeve u rrit me 7% në 3-mujorin e parë të vitit 2025

11:09 - Prill 30, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregu i sigurimeve u rrit me 7% në tre-mujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkak i ngadalësimit është bërë mosrinovimi në kohë i disa kontratave të mëdha të sigurimit të pronës, për shkak të shtyrjes ose mosrealizimit të procedurave të tenderave.

Të ardhurat nga primet arritën në rreth 5.6 miliardë lekë, referuar të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kontratat e sigurimit shënuan një rritje më të fortë sesa primet, me afro 12% në 3-mujorin e parë, duke arritur në 347,838 kontrata të lidhura.

Dëmet e paguara shënuan rënie me 3.77% në total, ndërkohë që dëmet në sigurimin motorik vijojnë rritjen, duke arritur në 1.2 miliardë lekë dëme të paguara në 3 muaj vetëm për këtë segment sigurimi, ose 5.34% më shumë sesa tre-mujori i parë i vitit 2024.

Vetë sigurimi i detyrueshëm motorik ka patur një rritje konstante dyshifrore në 3-mujorin e parë, ku shoqëritë kanë arkëtuar 3.38 miliardë lekë prime, ose 12.18% më shumë se në Janar-Mars in 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në Janar-Mars 2025, pati një rritje prej 12.94 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.17% krahasuar me Janar-Mars 2024.

Produkti Karton Jeshil në Janar-Mars 2025 pati një rritje prej 9.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.79% krahasuar me Janar-Mars 2024.

Produkti Sigurim Kufitar, në Janar-Mars 2025, pati një rritje 0.51% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar-Mars 2024. Edhe numri i kontratave u ul me 1.10%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë Janar-Mars 2025 arritën rreth 2,215 milionë lekë, 0.14 % më shumë se Janar-Mars 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 15.70% krahasuar me Janar-Mars 2024.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë Janar-Mars-it 2025, patën një ulje me 3.48% kundrejt Janar-Mars-it 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë Janar-Mars it 2025 siguruan mbi 860milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.64% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë Janar-Mars it 2025, vihet re një ulje prej 13.42% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 8.08% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janar-Mars it 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janar-Mars it 2025, arritën në rreth 387 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.49% në krahasim me Janar-Mars it 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë Janar-Mars it 2025, arritën rreth 531 milionë lekë, ose 13.67 % më shumë se një vit më parë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf dëme prime shifrat sigurime tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Përdorimi i internetit roaming në Ballkanin Perëndimor u rrit me 35% në vitin 2025

05:57 - Qershor 3, 2026

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

06:03 - Qershor 2, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter