INSTAT ka bërë publike të dhënat mbi aksidentet e ndodhura në vendin tonë gjatë muajit Mars nga ku vihet re një ulje me 20,2% e aksidenteve përgjatë tremujorit të parë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Mars u numëruan 88 aksidente rrugore, nga të cilët 128 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Mungesa e vëmendjes nga ana e shoferëve në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor vijon të mbetet një problem duke u bërë edhe shkaku kryesor i aksidenteve me 85,2%. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 35-44 vjeç, duke zënë 29,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Mars 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 20,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte, me 10,2 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00 – 17:00, duke zënë 22,7 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./ekofin.al

