Author: gazetar_1

Bashkia Sarandë ka hapur një tender që rrezikon të hyjë në librat e rekordeve Guiness si një nga tenderat më të çuditshëm të zhvilluar ndonjë herë përsa i përket objektit të tij. Bashkia ka vendosur në dispozicion një fond limit prej 18,300 Euro për “Blerje rërë për plazhet publike”. Ekofin.al konsultoi të gjithë dokumentet e tenderit dhe aty nuk specifikohet se cilat do të jenë plazhet publike, ku do të përdoret kjo rërë. Kërkesa kryesore për operatorët që do të hyjnë në garë për të paraqitur ofertat e tyre është se duhet të kenë në pronësi ose me qera noteriale…

Read More

“Mes Semanit dhe Vjosës” është projekti më i ri që do të zhvillohet në Fier. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau në rrjetet sociale pamje nga ky projekt që synon zhvillimin e zonës bregdetare të plazhit të Darëzezës. Sipas projektit në Darëzezë do të ndërtohet një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj. Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha…

Read More

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi,  mori pjesë në Edicionin e 25-të të Samitit Global Vjetor të Privatësisë, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Privatësisë (International Association of Privacy Professionals – IAPP), në Uashington, DC. Në kuadër të Ditës së Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave, në këtë samit u diskutua në lidhje me sfidat e mbrojtjes së të dhënave personale, në dritën e bashkëpunimit ndërkombëtar, pavarësinë e autoriteteve mbikëqyrëse, perspektivat e shoqërisë civile, etj. Pjesë e agjendës së këtij samiti ishin edhe takimet e Komisionerëve të Mbrojtjes së të…

Read More

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë për një tendencë pozitive në shumicën e kategorive të taksave mjedisore, me përjashtim të taksave mbi burimet natyrore, të cilat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Të ardhurat nga taksat mjedisore në Shqipëri arritën në rreth 60.5 miliardë lekë gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 9,03% krahasuar me një vit më parë. Sipas strukturës së të ardhurave për vitin 2023: Taksat mbi energjinë përbëjnë pjesën më të madhe të totalit, me 82,56% të të ardhurave, pasuar nga taksat e transportit me 12,89%, taksat e ndotjes përbëjnë 4,45%, ndërsa taksat nga burimet…

Read More

Mbi 20 mijë persona kanë mundur të punësohen nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional. Ka qenë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila ka publikuar rezultatet e ndërhyrjeve të saj në tregun e punës për vitin 2024, me një fokus të veçantë te përfshirja e punëkërkuesve nga grupet vulnerabël. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se falë ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, është bërë i mundur punësimi i 20,810 përfituesve në të gjithë vendin. “Programet e reformuara të nxitjes së punësimit po kthehen në një urë…

Read More

Pas tenderit të mirëmbajtjes së tunelit të Llogarasë në muajin mars, ARRSH ka hapur sot një tjetër procedurë tenderi, këtë herë për mbikëqyrësin e mirëmbajtjes, me vlerë limit 116 mijë euro. Nisur nga fakti që, “Mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i tunelit te Llogorasë” është një kontratë shërbimi me rëndësi të vecantë bazuar në Ligjin 158/2013, lidhur me sigurinë e tuneleve rrugore, Mbikqyrësi duhet të ndihmojë ARRSH-në me qëllim kryerjen e detyrave te supervizimit të kontratës së “Mirëmbajtjes së pajisjeve dhe operimit të tunelit të Llogorasë”, thuhet në dokumentet e tenderit. Praktikisht, marrëveshja kuadër me afat 48 muaj, do të…

Read More

Çmimet e pronave në bregdetin shqiptar pritet të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm, kur parashikohet të hyjnë në fuqi referencat e reja. Report TV mëson se për një metër katror, çmimet e referencës do të rriten afro 100 përqind, ndërsa në zona të caktuara ato shkojnë dhe shumë më lart. Bregdeti po rrezikon të bëhet i ‘paarritshëm’ për të blerë pasuri të paluajtshme. Hovi i çmimeve të kripura nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që grupi i punës në Ministrinë e Financave po harton. Report Tv mëson se çmimi për metër katror që do të…

Read More

Pas dështimit të pestë për konstituimin e Kuvendin e Kosovës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se “kjo situatë është për keqardhje dhe një gjendje që asnjëherë nuk i ka ndodhur Kosovës”.  Megjithatë nuk tregoi nëse do e kishin votuar Shqipe Selimin apo Saranda Bogujevcin, po të kishin qenë kandidate për kryetare të Kuvendit. “Le ta sjellin një kandidat që mund të jetë më i pranueshëm”, u shpreh ai. Ai ka shtuar se: “Vërtetë tashmë kjo situatë është për keqardhje dhe një situatë që asnjëherë nuk i ka ndodhur Kosovës. LVV qe i takon ta propozojë kryetarin e kuvendit ka…

Read More

Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe. Miratimi, me kërkesë të Qeverisë së kryeministrit Milojko Spajiq, ishte i domosdoshëm që marrëveshjet – të cilat Spajiq i nënshkroi më 28 mars me zyrtarët e Emirateve – të hynin në fuqi. Marrëveshjet e kundërshtuan nga deputetët shqiptarë. Por, ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare – Lëvizja Evropa Tani e Spajiqit, Demokracia e Re Serbe e kryetarit të parlamentit Andrija…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i kurorëzuar vitin e kaluar, si aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, vazhdon të shënojë një rritje të qëndrueshme të numrit të pasagjerëve. Referuar shifrave të fundit të publikuara nga TIA, 2,083,050 pasagjerë përdorën Aeroportin e Rinasit për të fluturuar në 3 muajt e parë të vitit, ose 173,293 pasagjerë më shumë se vjet, apo rreth 8.4% rritje. Nëse shikon vërdallë nëpër rajon, asnjë aeroport nuk i ka këto shifra dhe nuk e ka këtë rritje, sepse në përgjithësi, nga ekspertët e aviacionit, viti 2025, është parashikuar të jetë një vit jo i lehtë.…

Read More