Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë për një tendencë pozitive në shumicën e kategorive të taksave mjedisore, me përjashtim të taksave mbi burimet natyrore, të cilat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Të ardhurat nga taksat mjedisore në Shqipëri arritën në rreth 60.5 miliardë lekë gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 9,03% krahasuar me një vit më parë.
Sipas strukturës së të ardhurave për vitin 2023:
Taksat mbi energjinë përbëjnë pjesën më të madhe të totalit, me 82,56% të të ardhurave, pasuar nga taksat e transportit me 12,89%, taksat e ndotjes përbëjnë 4,45%, ndërsa taksat nga burimet natyrore zënë vetëm 0,10%.

Nga ana tjetër, dinamika vjetore tregon: Të ardhurat nga taksat e energjisë janë rritur me 9,17%, të ardhurat nga taksat e transportit kanë shënuar një rritje prej 8,78%, taksat e ndotjes janë rritur me 7,90%, ndërsa të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë pësuar një rënie prej 13,76%.

Pesha e taksave mjedisore në raport me ekonominë është ulur. Në vitin 2023, taksat mjedisore përbënin 2,55% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një rënie me 0,44% krahasuar me vitin 2022. Po ashtu, taksat mjedisore përfaqësonin 10,10% të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore, duke shënuar një tjetër rënie me 0,14 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. /ekofin.al

