Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kërkesat për kapital, bankat emetuan 92 milionë euro obligacione vitin e kaluar

09:48 - Prill 26, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bankat shqiptare emetuan 92 milionë euro obligacione me ofertë private gjatë vitit të kaluar për të përmbushur kërkesat e kapitalit rregullator dhe të ashtuquajturat kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara MREL.

Duke nisur nga muaji dhjetor 2023, pesë bankat më të mëdha të vendit duhet të përmbushin kërkesën për MREL në zbatim të strategjisë së ndërhyrjes së jashtëzakonshme të identifikuar nga Banka e Shqipërisë. Bankat në fjalë janë Banka Kombëtare Tregtare, Credins, OTP, Raiffeisen dhe Intesa.

Strategjia e ndërhyrjes së jashtëzakonshme nënkupton që këto banka duhet të ruajnë në bilancin e tyre burime të mjaftueshme financiare, të cilat mund të zhvlerësohen dhe konvertohen në kapital, në rast të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Sipas kuadrit rregullator, këto banka duhet të rrisin gradualisht në një periudhë 5 vjeçare raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, i cili deri në vitin 2027 mund të arrijë deri në 27 për qind.

Fitime dhe bonde
Përballë këtyre kërkesave të shtrenguara për kapital shtesë, bankat janë detyruar të kthejnë sytë nga emetimi i obligacioneve për të siguruar paratë e kërkuara. Bëhet fjalë për qindra milionë euro shtesë kapital, që duhet të sigurojë çdo njëra nga pesë bankat më të mëdha të vendit.

“Në total, duke përfshirë emetimet në të gjitha monedhat, përgjatë vitit 2024, sektori bankar ka emetuar një shumë prej 9.2 miliardë lekësh (nga 8.4 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë), në formën e obligacioneve me ofertë private, nga të cilat 8.7 miliardë lekë i përkasin bankave MREL,” raportoi Banka e Shqipërisë.

Për sa i përket monedhës së emetimit të këtyre instrumenteve, për vitin 2024, emetimi në monedhën vendase shënon 2.8 miliardë lekë, emetimi në Euro shënon 6.4 miliardë lekë dhe në Dollarë amerikanë 0.04 miliardë lekë.

Megjithatë, pavarësisht se bankat janë duke emetuar masivisht obligacione si dhe duke transferuar një pjesë të fitimeve në kapital, ato i kanë kundërshtuar kërkesat e Bankës së Shqipërisë si shumë të shtrënguara. Disa herë shoqata shqiptare e bankave i ka kërkuar zyrtarisht Bankës së Shqipërisë që të shfazojë më tepër në kohë, kërkesat për kapitalin shtesë.

Madje disa ekspertë nga brenda sektorit kanë kërkuar një lehtësim të indikatorëve të kërkuar, pasi sipas tyre, e njëjta gjë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani, ku bankat qendrore kanë braktisur ose lehtësuar kërkesat për kapitalin rregullator.

Sipas bankave, kërkesat për kapital shtesë, në finale rrisin koston për qytetarët, të cilët duhet të paguajnë më shtrenjtë për produktet bankare.

/Kapitali

Ekofin Media
Ekofin Media
Bankat shqiptare emetuan Kapital kërkesat obligacione
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Franca dominon bankat e Evropës, pesë nga 10 më të mëdhatë janë franceze

09:35 - Korrik 25, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter