Kategoria: obligacione

Iute Group, një grup lider evropian në financat personale,  njoftoi se ka realizuar me sukses një emetim shtesë prej 140 milionë eurosh të obligacioneve të saj ekzistuese me maturim në vitin 2030. Transaksioni u prit me kërkesë të fortë nga investitorë të rinj institucionalë në të gjithë Evropën. Pas këtij transaksioni, vëllimi total i obligacioneve

Fibank (First Investment Bank) në Bullgari ka vendosur me sukses dy emetime obligacionesh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, me një vlerë totale prej 310 milionë euro. Këto janë transaksione strategjike që përfaqësojnë një moment të rëndësishëm në zhvillimin e bankës dhe përbëjnë vendosjet më të rëndësishme ndërkombëtare të kapitalit të realizuara nga një bankë bullgare

Qeveria shqiptare mori 1.8 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm përmes emetimit të obligacioneve 20 vjeçare. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në ankandin e zhvilluar një ditë më parë, norma e interesit rezultoi 6.5 për qind, ndërkohë që Ministria e Financave pranoi 22 nga 24 kërkesat konkurruese.  Sipas të dhënave, qeveria

Bankat shqiptare emetuan 92 milionë euro obligacione me ofertë private gjatë vitit të kaluar për të përmbushur kërkesat e kapitalit rregullator dhe të ashtuquajturat kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara MREL. Duke nisur nga muaji dhjetor 2023, pesë bankat më të mëdha të vendit duhet të përmbushin kërkesën për MREL

Ministria e Financave realizoi sot një rihapje të ankandit të zhvilluar në fund të janarit të këtij viti, kur testoi për herë të parë obligacionet 20-vjeçare. Ndryshe nga ankandi i parë, këtë herë, shuma e shpallur ishte 1 miliard lekë. Kërkesa e investitorëve ishte sërish e lartë. Kështu nga 1 miliardë të shpallura në fillim

Në 2024 janë blerë dhe shitur bono thesari dhe obligacione në shuma tepër më të larta se në 2023. Pavarësisht se numri i transaksioneve ka pësuar ulje, volumi i tyre rezulton me rritje. Kjo tregon se vitin e shkuar, vlera e investimeve është shumëfishuar, ndërkohë që edhe më pak qytetarë janë tërhequr nga investimi përpara