Author: gazetar_1
Autoriteti i Dosjeve ngre shqetësimin se bashkitë në një masë të gjerë e shpërfillin në rastin e vendimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve, apo kur propozojnë tituj nderi për persona të caktuar. Sipas Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, gjatë vitit 2024, vetëm 26% e bashkive kanë vlerësuar zbatimin korrekt të ligjit dhe kanë paraqitur kërkesë për të bashkëpunuar për të kryer procesin e verifikimit të figurës së personave që propozohen për tituj nderi apo emërtimin e hapësirave publike me emra personalitetesh. Në anën tjetër, 25% se ¼ e bashkive kanë vijuar të japin tituj nderi…
Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontigjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin e forcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”. Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huaj në sektorin e ndërtimit vjen nga…
Kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve e mbyllën vitin 2024 me 23.2 milionë Euro fitim, 4.6 milionë Euro ose 16.5% më pak se në vitin 2023, kur kompanitë fituan 27.8 milionë Euro. Si tregu më i madh, tregu i Jo-Jetës, ku operojnë 8 shoqëri, realizoi fitime prej 20.4 milionë Euro për shoqëritë, ndërsa tregu i Jetës rreth 2.8 milionë euro. Të dy segmentet e tregut shënuan rënie të fitimeve në vitin 2024, por rënia më e ndjeshme ishte në tregun e Jo-Jetës. Bazuar në të dhënat e AMF, rezultati financiar në tregun e Jo-Jetës për vitin 2024 u ndikua…
Kostoja e huamarrjes ra në gjithë zonën euro me 20 vende anëtare për herë të tretë këtë vit të enjten, kur Banka Qendrore Evropiane uli normën e saj kryesore të interesit në 2.25% si përgjigje ndaj ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe tarifave të vendosura nga Donald Trump. Banka me qendër në Frankfurt uli normën e saj bazë të depozitave me një çerek përqindjeje, në përputhje me parashikimet e ekonomistëve në Londër, për të përballuar ngadalësimin në bllokun evropian dhe ndikimin nga taksat kufitare të vendosura më herët këtë muaj për të gjitha importet e BE-së në SHBA. Tregjet financiare presin…
Nevojat e Kosovës për energji elektrike kanë rritur ndjeshëm eksportet shqiptare në drejtim të “vllezërve tanë”. Referuar shifrave të INSTAT, për 3-mujorin e parë, eksportet në drejtim të Kosovës shënuan një rritje të fortë, me 79%, ndërkohë që rritja e eksporteve ndaj vendeve të tjera, tradicionalisht partnerë tregtarë të Shqipërisë është shumë më e vogël, respektivisht 8,6% Greqia dhe 5,5% Gjermania. Në anën tjetër, eksportet në drejtim të Italisë shënuan rënie me 13,9% në 3-mujorin e parë, ndikuar nga rënia e mëtejshme e kërkesave të eksporteve fason. Rënie me 23,7% shënuan edhe eksportet drejt Maqedonisë së Veriut. Për muajin mars,…
Eksportet e larta të energjisë drejt Kosovës mbajnë në këmbë eksportet shqiptare për 3-mujorin e parë. Referuar të dhënave të INSTAT, për tre-mujorin, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 mld lekë, duke u rritur me 4,7 %. Në anën tjetër, ka një rënie të ndjeshme të eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, ndërkohë që vijon rënia edhe për tekstilet dhe këpucët, raporton ekofin.al. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë…
Presidenti amerikan Trump po shkakton një shitje të dollarit me politikën e tij të paparashikueshme tarifore – a po afrohet fundi i monedhës rezervë botërore? Kjo mund të ketë pasoja dramatike. Kush është humbësi më i madh nga politika tarifore amerikane në tregjet financiare? Nëse pyet ekspertët e këmbimit valutor, përgjigja është e qartë: Dollari. Ndryshe nga bursat, të cilat kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të mirë të humbjeve të tyre, deri tani nuk ka shenja të një rikuperimi të ngjashëm të monedhës amerikane. Euro në nivelin më të lartë në tre vitet e fundit Njoftimi i tarifave të…
Për sezonin turistik veror 2025 kanë nisur aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se “të gjithë subjektet të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania, për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025 dhe janë njoftuar për të vijuar me fazën e dytë të aplikimit kanë afat deri në datë 30 prill të ngarkojnë në portalin “e-Albania” dokumentacionin e kërkuar”. Kumbaro tha se “janë mbi 1000 parcela plazhi publike, 800 udhërrëfyes të certifikuar, mbi 170…
Ministria e Financave ka rihapur thirrjen për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, për këstin e katërt. Përmes publikimit të listës së përfituesve, MF thekson se që nga data 4 prill, kur është publikuar njoftimi, të interesuarit kanë një afat prej 3 muajsh për të plotësuar dosjet e tyre me dokumentat që mungojnë, në mënyrë që të përfitojnë këstet e pagesave. Sipas Financave, përfituesit duhet të depozitojnë dokumentacionin e kërkuar në një nga pikat e shërbimit postar të çdo rrethi ku ata jetojnë, me adresën “Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve”. Referuar akteve ligjore dhe nënligjore, dokumentacioni që duhet…
Agjencia e Prokurorimit Publik njofton të gjithë autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë, audituesit, si edhe përdoruesit e tjerë të platformës online të prokurimeve, se duke nisur nga dita e premte, në orën 14:00, pra pas përfundimit të orarit zyrtar të punës në administratën shtetërore, deri në 19 prill, në orën 23:59, do të realizohen disa përmirësime në portalin e APP-së. Për këtë arsye, APP bën me dije se të gjithë ata që do të përpiqen të aksesojnë portalin midis kësaj periudhe kohore, mund të hasin problematika dhe për këtë rast, duhet t’i drejtohen për asistencë Agjencisë së Prokurimeve, në adresën e…
