Eksportet e larta të energjisë drejt Kosovës mbajnë në këmbë eksportet shqiptare për 3-mujorin e parë. Referuar të dhënave të INSTAT, për tre-mujorin, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 mld lekë, duke u rritur me 4,7 %. Në anën tjetër, ka një rënie të ndjeshme të eksporteve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve, ndërkohë që vijon rënia edhe për tekstilet dhe këpucët, raporton ekofin.al.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,6 pikë përqindje, etj.
Rritja ishte e qëndrueshme edhe në muajin mars, ku eksportet arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4 %, në krahasim me Shkurt 2025.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Gjatë muajit Mars 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,9 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +8,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,2 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje etj.

Ndërkohë, importet e mallrave për 3-mujorin arritën vlerën 202 miliardë lekë, me një rënie prej 3,5% krahasuar me një vit më parë. Kjo ka ulur edhe deficitin tregtar me 10,4% krahasuar me një njëjtën periudhë të vitit 2024.
Për marsin, importet e mallrave arritën vlerën 74 mld lekë, duke u ulur me 1,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 9,3 %, në krahasim me Shkurt 2025.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Gjatë muajit Mars 2025, në uljen e importeve prej 1,4 %, krahasuar me Mars 2024, negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -2,6 pikë përqindje “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,6 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,3 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +0,1 pikë përqindje.
Si tremujor, importet janë ulur me 3,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -4,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,8 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje. /ekofin.al


