Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama për herë të parë tregoi idenë që Shqipëria të jetë bashkëfinancuese, e start up-it më të ri të Mira Muratit në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, Thinking Machines Lab, iniciativë e cila ka tërhequr një interes dhe vëmendje botërore. Kryeministri Edi Rama për herë të parë tregoi idenë që Shqipëria të jetë bashkëfinancuese, e start up-it më të ri të Mira Muratit në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, Thinking Machines Lab, iniciativë e cila ka tërhequr një interes dhe vëmendje botërore. Vetë kryeministri Edi Rama ka treguar se ishte ai i cili i telefonoi Mira Muratin për…
Një ditë pas prezantimit të studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, në një intervistë televizive në ABC News, deklaroi se “Hekurudha Kuqezi”, do të sjellë rritja ekonomike dhe zhvillim në fshatrat e thellë, ku është projektuar të kalojë. “Lidh komplet zonën e Malit të Zi dhe Kroacisë, për të mos kaluar në linjat hekurudhore serbe, si edhe krijon lidhje me Porto Romanon. Kemi dhe linjën e Korridorit 8 dhe atë të 9. Fillon si një projekt kombëtar, pastaj duke u lidhur me korridorin 8 shndërrohet në një projekt ndërkombëtar”, u shpreh Verdho. Verdho foli dhe…
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë dhe informacionit janë rritur me gati 20 herë, ndërsa eksportet e shërbimeve në këtë fushë me gati 30 herë. Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Rama ishin sot kompaninë RITECH, e cila sot jo vetëm zhvillon, por edhe eksporton shërbime. Sipas saj, RITECH është një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit, ku punohet për Amerikën dhe Europën, me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 650 në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Ibrahimaj theksoi se te kjo kompani dhe…
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve. Kryesuesi i seancës tha se do t’i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje. Në seancën konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brendainstitucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. “Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me drejtuesit e bizneseve të vogla në Tregun Industrial në Tiranë. Ai u shpreh se në 100 ditët e para, amnistia fiskale do të jetë jo vetëm për bizneset, por edhe për gjobat e qytetarëve. “Jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël, sepse është biznesi që punon më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejtë dhe më mirë për mirëqenien e njerëzve. Për biznesin e vogël do të ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. E kemi pasur 6 dhe 6 do e zbresim prapë.…
20 prilli është ligjërisht afati i fundit për bizneset për të realizuar pagesën e taksave dhe tarifave vendore. Por duke qënë se data 20 prill është ditë pushimi, ashtu si edhe data 21 prill që pason Pashkët, atëherë afati shtyhet për në 22 prill, pra të martën e javës së ardhshme, raporton ekofin.al. Brenda këtij afati duhet të paguhen tarifa e pastrimit, taksa e reklamës, si edhe taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore. Ndërkohë, taksat e lidhura me pronën, paguhen në dy këste, ku i pari është brenda 20 prillit (në këtë rast 22 prill), ndërsa tjetri është brenda datës…
“Të nxënit në vendin e punës” është programi më i ri i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që synon nxitjen e punësimit te të rinjtë, duke ofruar kurse 3-6-mujore të formimit profesional, nëpërmjet të nxënit në vendin e punës dhe më pas punësimin edhe për 6 muaj të tjerë. Ky program, i kombinuar midis teorisë dhe praktikës, u ofrohet të rinjve 15-29 vjeç, që nuk kanë arsim apo trajnim. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja u bëri thirrje të rinjve dhe punëdhënësve të bëhen pjesë e këtij programi. “Programi i të nxënit në vendin e punës”,…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ndau sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, raportin vjetor të punës së SPAK gjatë vitit 2024. Dumani u shpreh në nisje të fjalës së tij, se ky raport vjetor është dorëzuar me shkrim brenda afateve ligjore para KLP-së. “KLP është i vetmi institucion që ka reaguar kundër sulmeve ndaj SPAK, ndërsa ky është një raport që na bën optimistë për rezultatet e arritura”, tha Dumani. Kreu i SPAK u ndal te lufta ndaj korrupsionit, ku theksoi faktin se 33 ish-zyrtarë të lartë janë nën hetim, ndërsa…
Franca dhe Serbia kanë patur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë, madje sipas analistëve dhe historianëve, kjo rrjedh që nga kohërat e Mesjetës. Atëeherë mbretërit serbë martoheshin me konteshat franceze. Lidhja e tyre u thellua gjatë Luftës së Parë Botërore, kur luftuan krah për krah në betejën e Selanikut, atëherë kur Franca dha ndihma të konsiderueshme humanitare dhe i evakuoi trupat serbe, që pësuan edhe shumë humbje njerëzore. Në ditët e sotme, mbi 80% e investimeve franceze në Ballkan, janë realizuar në Serbi, ndërkohë që mbi 100 kompani franceze që operojnë në Serbi, kanë punësuar mbi 12 mijë punonjës. Në gusht…
Shqipëria do të zhvillojë sot konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Gjatë këtij takimi, do të diskutohen dy grup-kapituj për tregun e brendshëm dhe konkurrencën. Në konferencën ndërqeveritare do të diskutohet për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deri tani, janë mbajtur tre konferenca ndërqeveritare që kanë pasur si objektiv diskutimet dhe përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin disa kapituj në…
