Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë dhe informacionit janë rritur me gati 20 herë, ndërsa eksportet e shërbimeve në këtë fushë me gati 30 herë.
Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Rama ishin sot kompaninë RITECH, e cila sot jo vetëm zhvillon, por edhe eksporton shërbime. Sipas saj, RITECH është një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit, ku punohet për Amerikën dhe Europën, me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 650 në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Ibrahimaj theksoi se te kjo kompani dhe shumë të tjera në fushën e IT pagat mesatare arrijnë në 2500 euro.
Sipas saj, eksportet e shërbimeve të teknologji-informacionit kanë arritur në 210 milionë euro, nga 8 milionë euro 10 vite më parë.
“Eksporti i shërbimeve të IT është më shumë se 20-fishuar në 10-vjeçarin e fundit. E kemi nisur kur eksportoheshin 8 milionë euro dhe kishte 250 biznese në këtë sektor, me 1 mijë të punësuar. Sot eksportohen shërbime me vlerë 210 milionë euro dhe janë 4200 biznese që operojnë me gati 18 mijë të punësuar”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.
