Author: gazetar_1
MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan në datat 11/12/13 prill. I konceptuar si expo-festival, MUSE-X do të mirëpresë në Tiranë për 3 ditë rresht mbi 100 kompani dhe profesionistë të ndryshëm të industrisë së muzikës dhe arteve nga e gjithë Evropa, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga Rajoni, të cilët do të vijnë me të gjithë “arsenalin” e tyre në sheshin Italia. Profesionistë të muzikës dhe arteve të tjera kreative do të kenë mundësinë të shfaqin talentin dhe profesionalizmin e tyre në panairin më cool që mund…
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të rrisë sërish tarifat për mallrat kineze duke i çuar në vlerën 145%, konfirmoi Shtëpia e Bardhë për “CNBC”. Rritja vjen pas një urdhri të ri ekzekutiv nga Donald Trump që rriti tarifat nga 84% në 125%. Një tarifë shtesë prej 20%, e lidhur me masat që synojnë importet e lidhura me fentanilin, e çon totalin në nivelin e tij aktual në 145%. Ky veprim shënon një përshkallëzim tjetër në politikën tregtare të SHBA-së ndaj Kinës dhe vjen në një kohë kur Trump ka urdhëruar pezullimin me 90 ditë të tarifave për të gjitha…
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025. Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në…
Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim paraprak Spitalin Amerikan, si edhe shoqërinë International Hospital Sh.a., e cila është përthithur po nga spitali amerikan. Vendimi është marrë nga Komisioni i Konkurencës në mbledhjen e datës 9 prill, pasi u shqyrtua raporti i monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Spitali Amerikan është në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu. Konkurrenca bën me dije se gjatë procedurës së monitorimit të tregut spitalor, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003. Neni…
Bashkimi Evropian ka pezulluar për 90 ditë kundër tarifat e vendosura ndaj atyre të Donald Trump, për importet e mallrave amerikane. Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja dëshiron t’i japë një shans negociatave, pasi edhe Trump njoftoi dje se do të kishte një pauzë 90-ditore për vendet e goditura nga tarifat më të larta të importit të SHBA-së. Sipas BBC, 26 vende anëtare të BE-së, votuan për vendosjen e kundërmasave vetëm disa orë përpara se Trump të shpallte dje pauzën e tij 90-ditore për zbatimin e tarifave. Sipas planeve të Komisionit Evropian,…
Qendra “Altax” ka realizuar një analizë gjithëpërfshirëse mbi performancën e qeverisë “Rama 3” për periudhën 2021–2025. Bazuar në vlerësimet e bëra, objektivat e përgjithshëm të vendosur në fillim të mandatit janë përmbushur në një nivel mesatar prej 65%. Programi kishte si synim zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ndërtimin e një shteti modern dhe efikas. Në qendër të politikave ishin rimëkëmbja ekonomike, mirëqenia sociale dhe shëndetësore, arsimi dhe formimi profesional, modernizimi i infrastrukturës dhe shërbimeve, si dhe forcimi i sistemit të drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit. Performanca sipas sektorëve kryesorë Sektori me përmbushjen më të lartë është politika fiskale dhe buxhetore me 76%, falë…
Grupi BALFIN, grup i mirënjohur dhe me portofol të diversifikuar investimesh në Ballkanin Perëndimor, ka hyrë në një partneritet strategjik me markën franceze të modës KIABI, që diferencohet për veshjet e cilësisë së lartë dhe çmimet e saj të arsyeshme. Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm për Grupin BALFIN, pasi forcon praninë e tij në sektorin e shitjeve, ndërsa prezanton markën e njohur ndërkombëtare KIABI në vende si Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Kosovë. Përmes kësaj marrëveshjeje, KIABI do të hapë dyqanin e parë në Shqipëri, me plane të mëtejshme zgjerimi në vendet fqinje. Synimi është që,…
Hulumtimi i ri zbuloi se rritja e fëmijëve mund të mbrojë trurin tuaj nga plakja. Truri i prindërve tregoi një lidhje më të fortë funksionale, e cila zakonisht zvogëlohet me moshën, dhe këto efekte forcoheshin me çdo fëmijë. Ndërsa ka disa shpjegime të mundshme për zbulimin, ekspertët thanë se truri i të gjithëve mund të përfitojë nga mbështetja sociale dhe aktivitetet mendore sfiduese. Gjetjet kanë kuptim, tha për Health Michelle DiBlasi, shefe e Psikiatrisë Stacionare në Qendrën Mjekësore Tufts. “Prindërimi është një kohë vërtet kritike si për burrat ashtu edhe për gratë, ku truri i tyre duhet të përshtatet dhe…
Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të hanë në mëngjes kanë më shumë gjasa të jenë në formë të shkëlqyer fizike, truri i tyre funksionon më mirë në mëngjes, që do të thotë se ata janë më produktivë dhe të kënaqur me reflektimin e tyre në pasqyrë. Mëngjesi ka një efekt të dobishëm në pamjen, mirëqenien, performancën dhe shëndetin e përgjithshëm të një personi. Këto janë tri ushqimet më të mira të mëngjesit: Vezë Përfitimet e vezëve rrjedhin nga përbërja e tyre e pasur, ato përmbajnë kolinë,…
Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet njohëse të trurit, në të njëjtën mënyrë, nuk ka asnjë ushqim specifik që garanton se truri ynë do të ruajë formën e tij ndërsa plakemi. Nutricionistët vazhdimisht theksojnë se strategjia më e mirë është zhvillimi dhe ruajtja e një modeli të shëndetshëm të të ushqyerit, me shumë fruta, perime, bishtajore dhe drithëra. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të marrim proteinat që na nevojiten si nga ushqimet bimore ashtu edhe nga peshqit dhe të zgjedhim të konsumojmë yndyrna të…
