Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Abuzim me pozitën dominuese, Konkurrenca vendos nën hetim “Spitalin Amerikan”

14:20 - Prill 10, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim paraprak Spitalin Amerikan, si edhe shoqërinë International Hospital Sh.a., e cila është përthithur po nga spitali amerikan. Vendimi është marrë nga Komisioni i Konkurencës në mbledhjen e datës 9 prill, pasi u shqyrtua raporti i monitorimit në tregun e shërbimit spitalor. Spitali Amerikan është në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu.

Konkurrenca bën me dije se gjatë procedurës së monitorimit të tregut spitalor, është konstatuar pozita dominuese e ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA (shoqëri e bashkuar me përthithje nga American Hospital SHA), në kuptim të nenit 8 të Ligjit nr. 9121/2003.

Neni 8 i ligjit për “Mbrojtjen e Konkurrencës” thekson se “Pozita dominuese e një ose më shumë ndërmarrjeve vlerësohet, duke marrë parasysh, veçanërisht: a) pjesën e tregut përkatës të ndërmarrjes ose ndërmarrjeve në shqyrtim dhe të konkurrentëve të tjerë; b) pengesat në hyrje në tregun përkatës; c) konkurrencën potenciale; ç) fuqinë ekonomike dhe financiare të ndërmarrjeve; d) varësinë ekonomike të furnizuesve dhe blerësve; dh) fuqinë kundërvepruese të blerësve; e) zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së ndërmarrjeve dhe mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të produkteve; ë) lidhjet ekonomike me ndërmarrjet e tjera; f) karakteristika të tjera të tregut përkatës si: homogjenitetin e produkteve, transparencën e tregut, uniformitetin e kostos dhe të madhësisë së ndërmarrjeve, qëndrueshmërinë e kërkesës ose të kapaciteteve të lira prodhuese.

Gjithashtu, Konkurrenca thekson se nga të dhëna paraprake, është konstatuar se në lidhje me disa shërbime të caktuara dhe ekskluzive këto ndërmarrje mund të jenë objekt vlerësimi sipas nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003, i cili ka të bëjë me abuzimin me pozitën dominuese, duke vendosur ndër të tjera edhe çmime të padrejta të blerjes apo shitjes. Komisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve American Hospital SHA dhe International Hospital SHA në tregun e shërbimit spitalor. Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024, bën me dije Konkurrenca. Kjo nuk është hera e parë që tregu spitalor hetohet nga Konkurrenca. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
autoriteti i konkurrencës hetime spitali amerikan tregu spitalor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Bukë, karburante dhe heshtje për hetimet e vjetra: Autoriteti i Konkurrencës nën presion mes monitorimeve të reja dhe dosjeve të hapura - Ekofin

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

gazetar_113:13 - Qershor 17, 20260

Eksportet në maj shënuan rritje të përgjithshme. Megjithatë, pas statistikave optimiste fshihet një realitet krejt…

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026

Shifrat e Eurostat, Shqipëria mbetet në fund të Europës për të ardhurat

12:11 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:13 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

12:49 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter