Gjatë vitit 2024 ka patur një rritje të rekrutimeve në administratën publike, duke tejkaluar madje edhe planin fillestar të rekrutimeve.
Gjatë vitit 2024 janë shpallur në total 1510 vende të lira (ose 27,2% më shumë se sa planifikimi sipas planit vjetor), nga të cilat janë plotësuar 1221 prej tyre, apo rreth 81%.
Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 17.55 aplikime për pozicion, bazuar në 26502 aplikime në total, për 1510 pozicione të shpallura.
Nga 26502 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 54% e tyre. Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 9.4.
Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2024 ka qenë 5.76.
Nga të dhënat vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, ka qenë 34 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil ka qenë 32.5 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë ka qenë 40 vjeç.
Sa i takon të dhënave gjinore lidhur me përqindjen e aplikimeve, në 4602 aplikime unike, 40% e tyre janë kryer nga meshkuj dhe 60% nga femra. /ekofin.al
