Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko me Ambasadorin e Holandës, shëndeti i sektorit bankar ka ardhur në përmirësim

13:17 - Prill 18, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, SH.T.Z. Reinout Vos.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin me situatën aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare, në kontekstin e procesit të integrimit evropian, por edhe të pasigurisë në rritje në ambientin e huaj. Ai nënvizoi progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se rritja ekonomike ka mundësuar një progres real në procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian dhe se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit – inflacioni, borxhi publik dhe ai i huaj i vendit, si dhe shëndeti i sektorit bankar – kanë ardhur në përmirësim.

Guvernatori Sejko shtoi se stabiliteti i sistemit financiar dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia Standard & Poors në muajin mars 2025, duke e çuar atë në BB.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Banka e Shqipërisë ka qenë e fokusuar që bankat tregtare të dorëzonin aplikimet pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) për anëtarësimin e tyre në SEPA, duke i orientuar intensivisht ato në procesin e aplikimit dhe duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit.“Tashmë të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.”, nënvizoi Guvernatori. Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Politikat e kujdesshme monetare, mbikëqyrëse dhe rregullatore, kanë krijuar një ambient monetar e financiar të qetë e të sigurt, çka është pasqyruar në rritje të vazhdueshme të kreditimit dhe të interesit të investitorëve të huaj për tregun shqiptar. Po ashtu, Guvernatori nënvizoi rolin e Bankës së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si një aktor i rëndësishëm institucional në procesin e negociatave, por edhe si një partner i besueshëm i institucioneve evropiane.

Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Vos, vlerësoi progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se stabiliteti makroekonomik i vendit është një arritje e çmuar e vendit në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ai vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë në përmbushjen e detyrave ligjore të saj, dhe – në veçanti – në zhvillimin e sistemit të pagesave dhe edukimin financiar.

Ambasadori Vos shprehu mbështetjen e plotë të Holandës në drejtim të procesit të anëtarësimit.

Në përfundim të takimit, Guvernatori Sejko dhe Sh.T.Z. Reinout Vos shprehën vullnetin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe bankës qendrore të Holandës, kryesisht në fushën e sistemit financiar. 

Ekofin Media
Ekofin Media
ambasadorin gent sejko Guvernatori i Bankës së Shqipërisë holandez takim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter