Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Plani i qeverisë për strehimin, do jepen 50 mijë apartamente deri në vitin 2030

    Prill 18, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Në Burrel, gjatë një takimi me qytetarë, Kryeministri Edi Rama shpalosi planin e qeverisë për t’i dhënë zgjidhje strehimit të banorëve, një prej çështjeve më sensitive pas çmendurisë së çmimeve me pronat.

    Gjatë vizitës në qytetin verilindor, Rama prezantoi paketat sociale të qeverisë shqiptare, që ofrohen për çdo qytetar në çdo cep të vendit, me fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke nisur nga kujdesi shëndetësor, strehimi social, mbështetja për punësim dhe bonuset e veçanta sipas kategorive. Pasi shprehu me krenari faktin që vetëm në Shqipëri shumica dërrmuese e apartamenteve janë në pronësi, kreu i qeverisë u kujtoi qytetarëve benefitet e mëtejme që mund të kenë, nëse vendi pranohet në Unionin Evropian.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “Kini parasysh, eksperienca e të gjitha vendeve që kanë hyrë në Bashkimin Europian ka treguar se në momentin e hyrjes në BE, ka një kapërcim të menjëhershëm të së gjithë vlerës së pasurisë së patundshme. Jemi vendi i parë në Evropë për sasinë e shtëpive dhe apartamenteve që i kemi në pronësi. Kemi rreth 94% të apartamenteve në pronësi”.

    E duke folur për strehimin, kreu i PS-së bëri me dije planin ambicioz që gjatë kësaj dekade synohet të ndërtohen 50 mijë banesa, të cilat do të vihen në dispozicion të kategorive që nuk mund të blejnë dot një apartament në kushtet e tregut të lirë. “Kjo do të bëjë që e gjithë kjo pasuri e patundshme e të lin nga shtëpitë, të ndërtojnë një jetë të tyren dhe të kenë një shtëpi të tyren dhe për këtë arsye, siç u tha, kemi një program ambicioz për çështjen e strehimit me disa elegjitha familjeve të rritet në mënyrë të ndjeshme, duke i bërë shumë më të forta themelet e kërkesat për kredi.

    Por, ndërkohë rritet edhe numri i atyre që duan të dalin nga shtëpitë, të ndërtojnë një jetë të tyren dhe të kenë një shtëpi të tyren dhe për këtë arsye, siç u tha, kemi një program ambicioz për çështjen e strehimit me disa elementë dhe duam të vendosim një shumë të konsiderueshme si asnjëherë më parë. Tanimë kemi edhe një eksperiencë goxha të vyer me gjithë procesin e rindërtimit, për të adresuar në këtë rrugë, në gjysmën e dytë të kësaj dekade, kërkesa, nevoja për rreth 50 mijë dyer, çelësa, sepse nuk hyjnë vetëm familjet, janë edhe studentët dhe profesionistët e rinj, do të kemi një impakt të rëndësishëm me këtë program të strehimit social”, – u shpreh Rama.

    Diçka të ngjashme e ka shprehur më herët edhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, duke deklaruar se do të ketë 10-fishim të fondeve për programin e strehimit social, duke u dhënë më shumë para bashkive me të ardhura më të ulëta. “Reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi, por edhe të ndihmojmë edhe të tjerat. Ka qytete që kanë vend për ndërtime të reja, kemi godina të tjera pronash shtetërore të pashfrytëzuara dhe do vihen në funksion të strehimit”, – deklaroi Gonxhe. /panorama

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    apartamente kryeministri rama strehimi
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter