Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqiptarët kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë, substancë që rrit rrezikun nga kanceri

12:39 - Prill 18, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë muajit shkurt dhe mars 2025 qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë.

Aflatoksina është  një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.

Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Pas marrjes së informacionit se në dyqane dhe  supermarkete është tregtuar qumësht me aflatoksinë televizioni “Ora News” i ka  dërguar AKU një kërkesë për informacion. Ky institucion pranon  se kompani të ndryshme kanë tregëtuar qumësht me aflatoksinë.

Sipas AKU  gjatë muajit mars  janë  analizuar  mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregëtim dhe në prodhim. Në bazë  të analizave  te kryera në ISUV  disa kampione qumështi kanë rezultuar më prani të Aflatoksinës M1.

Pyetjes specifike të drejtuar nga “Ora News” se te cilat mostra qumështi ka rezultuar niveli i lartë i aflatoksinë, AKU nuk i jep përgjigje.

Çdo konsumator ka të drejtë të informohet se cilat janë kompanitë  që tregtojnë qumështin që i rrezikon shëndetin, por ky informacion mbahet “sekret” nga AKU.

Aflatoksina dhe lidhja me rrezikun e kancerit

Qumështi është një nga burimet e rëndësishme të aflatoksinave në zinxhirin ushqimor të njeriut. Ndërsa në qumësht mund të jenë të pranishme si aflatoksina M1 ashtu edhe B1, e para gjendet rreth dhjetë herë më shumë. Duke marrë parasysh sasinë e mundshme të konsumit nga njeriu si dhe popullatën e ndjeshme, ekspozimi ndaj aflatoksinës M1 përmes konsumimit të qumështit ka qenë gjithmonë një shqetësim më i madh për shëndetin publik sesa aflatoksinat e tjera. Studimet vënë në dukje edhe lidhjen e aflatoksinave, sidomos ato të llojit M1 me sëmundjet kamcerogjene. /ora news 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Aflatoksinë aku investigimi konsumi qumësht
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

gazetar_207:30 - Korrik 25, 20260

Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës…

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:30 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:15 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

06:38 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter